“Babagjyshët”, Prokuroria kërkon 175 vjet burg për 6 anëtarë të bandës

27 Qershor 2016, 10:13Kronika TEMA

Për 6 nga 11 anëtarët e bandës së famshme të “Babagjyshëve” Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 175 vite burg me akuzën e vjedhjes me armë, plagosje e rëndë dhe mbajtje armësh luftarake. Ndërkohë, për 5 të tjerët, procesi vijon me gjykim të zakonshëm.

Hetimi për këtë grup kriminal nisi në Prokurorinë për Krime të Rënda, në bazë të disa referimeve të Policisë së Shtetit, pas disa ngjarjeve kriminale të ndodhura në vitin 2013 dhe 2014 në Tiranë, Durrës, Laç, Fushë-Krujë dhe Kuçovë.

Prokuroria për Krime të Rënda, në përfundim të procesit gjyqësor për pjesën e parë të grupit, kërkoi dënimet, si më poshtë:

Për shkak të gjykimit të shkurtuar. tëta të pandehur përfitojnë uljen me 1/3 e dënimit nëse shpallen fajtorë nga Gjykata për Krime të Rënda.

Ja njoftimi i Prokurorisë:

Prokuroria për Krime të Rënda kërkon në total dënimin me 175 vjet burg për 6 nga 11 anëtarët e bandës së “Babagjyshëve”, procesi për të cilin u zhvillua me gjykim të shkurtuar. Ndërkohë, për 5 të tjerët, procesi vijon me gjykim të zakonshëm.

Të gjithë personat akuzohen për veprat penale; “vjedhje me armë”, “plagosje të rëndë”, “mbajtje pa leje të armëve luftarake” dhe “kryerje të veprave penale në kuadër të grupit kriminal. Në bazë të hetimit, Prokuroria ka ngritur akuza për këtë grup personash për 13 episode kriminale.

Hetimi për këtë grup kriminal nisi në Prokurorinë për Krime të Rënda, në bazë të disa  referimeve të Policisë së Shtetit, pas disa ngjarjeve kriminale të ndodhura në vitin 2013 dhe 2014 në Tiranë, Durrës, Laç, Fushë-Krujë dhe Kuçovë.

Prokuroria për Krime të Rënda, në përfundim të procesit gjyqësor për pjesën e parë të grupit, kërkoi dënimet, si më poshtë:

Për shkak të gjykimit të shkurtuar. tëta të pandehur përfitojnë uljen me 1/3 e dënimit nëse shpallen fajtorë nga Gjykata për Krime të Rënda.

Në vjedhjet e këtij grupi kriminal ka disa elementë të përbashkët në mekanizmin e kryerjes, si:

Përdorimi për lëvizje i mjeteve të vjedhura, kryesisht në zonën e Milotit gjatë momentit që drejtuesit e tyre kanë ndaluar për pushim dhe çelësat ndodhen në mjet ;

Mjetin e fshehin, duke i ndërruar targat në disa raste dhe në disa të tjera kanë përdorur po targat orgjinale. Kopjojnë targat e një mjeti tjetër të ngjashëm me atë të vjedhur.

Djegie e mjetit që kanë përdorur për të lëvizur gjatë dhe pas vjedhjes, si edhe largimi me mjete të tjera motorike.

Mënyra e realizimit të vjedhjes, ku njëri prej autorëve qëndron tek dera e objektit që po kryhet vjedhja si roje nëse do të afrohej policia. Ky person është i gjatë dhe mban gjithmonë automatik në dorë.

Përdorimi i maskave, dorezave ose dhe veshje me mbishkrimin policia

Ndarja e roleve gjatë realizimit të vejdhjes ; dikush do të vjedh mjetin, dikush do të gjej armët, veshjet apo do të kryhej vjedhjen

Personat që kanë realizuar vjedhjet kanë karakteristika fizike të përbashkëta.

Objektet e vjedhura janë kryesisht argjendari.

Prokuroria për Krime të Rënda i akuzon personat e mësipërm, si edhe të pandehurit e tjerë që po gjykohen në proces të zakonshëm, për ngjarjet si më poshtë:

Krahas vjedhjeve të mësipërme, të kryera në Shqipëri, grupi ka realizuar edhe dy vjedhje në Maqedoni:

Në çdo rast, krahas personave që kanë marrë pjesë aktive në vjedhje, bashkëpunëtorët e tyre kanë kryer veprime konkrete në funksion të aktivitetit kriminal, si sigurimin armëve dhe automjeteve për realizimin e veprës penale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje