Kujt i del në mbrojtje Lul Basha?

27 Qershor 2016, 11:44Kronika TEMA

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka gjetur përsëri rast dje për të sulmuar policinë me një status në rrjetet sociale.

Kësaj radhë ai shfrytëzoi lajmet e portaleve për dhunën e policisë ndaj një qytetari në Korccë e një tjetri në Tiranë.

Por personi që Basha mori në mbrojtje në Korçë, është rasti tipik i llojit të qytetarit që Basha nuk nguron t’i dalë në mbrojtje, i painteresuar për të vërtetën e tyre.

Bëhet fjalë për një person me një historik të gjatë problemesh me drejtësinë.

I arrestuari për kundërshtim të policisë dhe falsifikim të dokumentave të makinës, Jurxhin Kulla, në të vërtetë është një emër i njohur për forcat e rendit në qytetin juglindor.

31-vjeçari ka një të shkuar kriminale të pasur.

Referuar vendimeve të drejtësisë Jurxhin Kulla ka qenë i dënuar me 7.6 vite burg në vitin 2005 për plagosje.

Më pas në vitin 2007 u arrestua për trafik droge.

Jurxhin Kulla u dënua me 8 vite burg dhe u lirua me kusht në vitin 2012.

Tre muaj pas lirimit me kusht më datën 22 qershor 2012, u arrestua sërisht për trafik droge dhe u dënua me 5 vjet burg, për t’u liruar në vitin 2015.

Mjafton të shohësh karrierën kriminale të personit të deklaruar si i dhunuar nga policia, për të kuptuar se sa kollaj i del në krah Basha çdo krimineli, për aq kohë sa i del rasti të sulmojë politikisht Policinë e Shtetit edhe një herë.

Opozitë që i del në krah kriminelëve e nga ana tjetër bërtet për dekriminalizimin, vetëm opozita e Lulzim Bashës mund të jetë.

10 komente në “Kujt i del në mbrojtje Lul Basha?”

  1. nn says:

    nejse, kostumin dhe kepucet i ka te bukura, nuk kemi c’te themi

  2. Xen deledashi says:

    Familjes Bythqirisha

  3. gjethi says:

    DNA-n,duhet bere dna-ja e te gjendet eshte bastard apo femije i ligjshem qe edhe ne te mos e akuzojme kot dhe ti kerkojme falje ose ne te kundert te pranoje atesine e vertete dhe te themeloi PARTINE KOMUNISTE SHQIPETARE.

  4. salem says:

    Luli,te lutem deno nje here te vetme kriminelin ; jo gjithmone ne krahe te tyre.

  5. Olti says:

    Ju te TEMA -s jeni per ushtrim dhune ndaj njerzve apo per respektim te te drjetave te njeriut ? Pozicionohuni njehere per kete ceshtje madhore pastaj merruni me biografine e” armikut te kllases” ? Ky qendrim eshte i turpshem per nje medie .

    1. Shqiptar says:

      Shko qit lopen ne kullote se nuk eshte per ty politika.

  6. ALBAN DEGA says:

    KRYEKUSARI 500 MILIONE EUROSHI AUTOSTRADES SE KOMBIT, KRYATDHESHITESI I OTRANTOS, KRYEKRIMINELI I 21 JANARIT 2011, JRYHAJDUTI I VITAVE TE 8 MAJIT 2011 LULEZIM BASHIC NUK MUNDET TE MOS MBROJE KRIMINELET E VEGJEL E PESHKAQENET E KRIMIT!

  7. Alban Dega says:

    Opinione

    POLICI ESHTE FYTYRA E SHTETIT !

    – Me policin nuk diskutim… Ka vetem zbatim urdheri

    Nga Alban Dega, Nju Jork

    Nje incident policor me te birin dhe pronarin e picerise Era ne Tirane ne ket zheg Afrikan qe ka kapluar mbare Evropen eshte bere kryelajmi I politikes dhe medias shqiptare!
    Nje komedi tipike ala shqiptare “Shume zhurme per asgje” Kur?
    Pikerisht ne kete kohe qe shqiptaret e Shqiperia kane halle shume me te medha e jetike per te sotmen dhe te ardhmen e tyre si Reforma ne Drejtesi si nje urgjence kombetare!
    Nese polici gabon apo shkel ligjin?
    Eshte ankesa tek eproret!
    Eshte padia ne prokurori!
    Eshte gjykata qe jep drejtesi!
    Me policine nuk ka diskutim aq me pak kundershtim!
    Me policin edhe kur eshte gabim ka vetem zbatim urdheri!
    Djali “student i shkelqyer” ne mesime ka ngele ne klase!
    Nuk di as cka eshte rregullI dhe Ligji!
    Babai “biznesmen i ndershem dhe i suksesshem” sipas Enkelit apo Mitros, Altinit apo ” qytetarit dixhital” ka deshtuar si i tille e aq me teper si prind!
    Nuk i ka dhene te birit edukaten elementare qytetare!
    Denoncon te fortit e te paprekshmit bashke me Enkelit Demin duke bere te fortin e duke kercenuar ne vetgjyqesi ruajtesit e rendit!
    Vetdenoncim i persosur si nje shkeles Ligji dhe si nje harbut i mirefillte kur fyen publikisht, kercenon hapur e me shkrim dhe gjakftohtesi prej krimineli me ” vetgjyqesi” ruajtesit e rendit!
    Po te ishte ketu ne SHBA ai dhe i biri do te arrestoheshin ne vend, paguanin jo vetem gjoben por edhe te pakten 500 dollare per mbartjen e makines ne piken e bllokimit, do te humbisnin statusin ligjor Qendrimi te perkohshem, Green Carde… do te paguanin deri ne nje shpenzimet e patrulles ose patrullave te gatshme dhe do te hanin nga 30 dite deri ne 5 vjet burg per kundershtim dhe kercenim te ruajtesve te rendit ne detyre dhe sapo te kryenin denimin do te deboheshin pergjithmone nga Amerika!
    Jo vetem kundershtimi e kanosja e policise por edhe i shofereve te autobuzeve lokale ne cdo fshat e qyteze te SHBA-se, sic shkruhet dhe perseritet me ze cdo 10 minuta ne secilin prej tyre, eshte felloni domethene shkelje e ligjeve federale te SHBA-se, qe do te sillte pasojat e mesiperme!
    E keqja me e madhe ne Shqiperi eshte se ne vend qe te vihen ne mbrojtje te ligjit dhe rendit jo vetem poltika kriminale e SHQUP-it, por edhe media perfshi ne rastin konkret edhe gazeten me te lexuar ne Shqiperi Tema vihen ne anen e shkelesve te ligjit duke shkelur masen me dy e me shume opinione te njeanshme perkrah tyre!
    Nuk po flas vetem per Shqiperine. E njejta gje ndodhe edhe ne Kosove, Maqedoni, Malesi…
    Ligji dhe rendi publik Jane shtyllat e nje shteti demokratik.
    Ruajtesit, zbatuesit dhe mbrojtjesit e tyre jane fytyra e tij.

  8. hashimi says:

    qdo krimineli ,qdo tradhtari ,qdo serbofili si ky derr

  9. TRIBALET E PD-se says:

    K O R B I , K O R B I T , N U K I A N X J E R R S Y T E .
    JANE TE SE NJEJTES SPECIE , PRANDAJ ESHTE NORMALE .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje