Aksident në Sarandë/ Përplaset autobusi me studentë nga Tirana

26 Qershor 2016, 16:52Kronika TEMA

Një aksident automobilistik ka ndodhur në Qafën e Muzinës në Sarandë, ku është përplasur një autobus me një makinë. Mësohet se me autobus udhëtonin studentë të një Universiteti në Tiranë.

Raportohet se nga aksidenti kanë mbetur të plagosur disa studentë. Këta të fundit po ktheheshin nga Saranda dhe po udhëtonin drejt Tiranës.

Nuk dihet identiteti i studentëve të plagosur dhe as numri i saktë se sa kanë qenë në autobus. Në vendin e ngjarjes ndodhet policia dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje