Amnistia për taksat/ Pronarët e mjeteve, 6 muaj afat për çregjistrimin vullnetar

26 Qershor 2016, 09:32Kronika TEMA

Pronarët e makinave që nuk kanë paguar taksat për një periudhë prej më shumë se 10 vjetësh do të kenë afat 6 muaj për çregjistrimin e mjetit pa paguar debinë.

Qeveria ka gati draftin e ri që i hap rrugën Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor të bëjë çregjistrimin e këtyre automjeteve dhe të shuajë detyrimet e papaguara nëse pronarët e mjeteve nuk kryejnë vetë çregjistrimin brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit.

Falja e detyrimeve u kthen të drejtën pronarëve debitorë të rinovojnë lejen e qarkullimit, pasi shumica e këtyre mjeteve nuk ekzistojnë fizikisht, shkruan Panorama.

Veprimet e çregjistrimit do të jenë pa pagesë apo thënë ndryshe, pronari nuk do të paguajë detyrimet e prapambetura, por në rast se ai kërkon që të mbajë aktiv mjetin duket të kryejë pagesat e 10 viteve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje