Arrestohet tmerri i Tiranës, që kishte grabitur dhjetra shtëpi

25 Qershor 2016, 13:16Kronika TEMA

Policia e Tiranës ka arrestuar një 29-vjeçar, që ka vjedhur dhjetra banesa në kryeqytet.

Njoftimi i policisë: 

Finalizohet operacioni “Çelësi”, zbardhen një sërë vjedhjesh

Më datë 24.06.2016, Specialistët e Komisariatit të Policisë bënë të mundur kapjen e shtetasit,

Erind Kodra, 29 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje.

Ndalimi i tij u bë pas një pune hetimore dhe pamjeve filmike të administruara nga Policia, ky shtetas është autorë  i dyshuar i vjedhjes të banesës së shtetases K. M. më datë 19.04.2016 në rrugën “Pjetër Bogdani”.

Gjithashtu nga puna e bërë në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Nr 1 dhe 4, ky shtetas ne bashkëpunim me shtetasin Danjel Dushku, 25 vjeç (i arrestuar nga Policia tre javë më parë), të jenë autorë të dyshuar të vjedhjeve të disa banesave. Më konkretisht:

Gjateë kontrollit të banesës së Erind Kodra, u gjetën dhe sekuestruan në cilesinë e provës materiale:

– Një çelës artizanal i modifikuar për thyerjen e fishekut të bravës së dyerve.

– Dy kaçavida

– Nje çelës englez 12”

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkalls së Parë Tiranë, për veprën penale të “Vjedhjes së kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë”, parashikohet nga Neni  134/2 i  Kodit Penal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje