Këshilli Drejtuesi i Shkollës së Magjistraturës ka deklaruar me anë të një letre publike se është kundër procedurës së emërimit të 9 magjistratëve. Sipas tyre ky emërim është bërë në mënyrë jotransparente dhe në kundërshtim të plotë me ligjin nr.8163 të datës 31 korrik 1996 “Për Shkollën e Magjistraturës së Republikës së Shqipërisë”.
Deklarata e plotë e tyre:
Këshilli Drejtues i Shkollës së Magjistraturës i thirrur sot më datë 24.06.2016 në një mbledhje të jashtëzakonshme dëshiron të informojë opinionin publik, median, institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare se distancohet nga procedura e emërimit nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë me short, i 9 magjistratëve (profili gjyqtar), të cilët kanë përfunduar studimet në periudhën 2013-2015.
Procedura jo transparente e ndjekur për këtë rast nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, është në kundërshtim të plotë me Ligjin Nr. 8136, datë 31.07.1996 “Për Shkollën e Magjistraturës së Republikës së Shqipërisë” (i ndryshuar). Në nenin 20 të këtij ligji parashikohet: “Drejtoria e shkollës i dërgon Presidentit të Republikës të dhënat e procesit të vlerësimit për të bërë emërimin përfundimtar të tyre në vendet vakante, në përputhje me shkallën e vlerësimit të tyre nga shkolla, pas propozimeve të bëra, përkatësisht, nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë për gjyqtarët dhe nga Prokurori i Përgjithshëm për prokurorët”.
Ky vlerësim i magjistratëve ka dy komponentë të rëndësishëm: 1) vlerësimin narrativ, me pesë shkallë: shkëlqyeshëm, shumë mirë, mirë, mjaftueshëm dhe pamjaftueshëm dhe 2) vlerësimin me pikë, që jep sasinë e pikëve të grumbulluara për çdo magjistrat në çdo lëndë apo element të trajnimit fillestar në tre vjet. Për renditjen nuk mund të merret komponenti i parë dhe të neglizhohet komponenti i dytë, sepse në këtë mënyrë vlerësimi nuk është i plotë dhe nuk është i saktë. Nuk ka shkollë pa proces vlerësimi, nuk ka shkollë pa nota, pa pikë e pa diploma. Në të kundërt, shkolla kthehet në një kurs, thjesht me certifikim pjesëmarrje.
Argumenti i përdorur se magjistratët kanë të njëjtin vlerësim nuk qëndron. Në listën e magjistratëve të dërguar Shkolla e Magjistraturës dhe të analizuar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, të nëntë magjistratët kanë rezultate të ndryshme me pikë. Diferenca midis vendit të parë dhe vendit të fundit është mbi 250 pikë.
Standardi ligjor i këtij procesi synon që emërimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve të arrihet nëpërmjet një procesi meritokracie ku renditja në rezultatet e tri viteve nuk është një vlerësim i mbyllur i Shkollës së Magjistraturës, por i shumë aktorëve të sistemit të drejtësisë.
Për herë të parë në historinë e krijimit dhe funksionimit të Shkollës së Magjistraturës, procedura e emërimit sipas meritokracisë, nuk zbatohet nga Presidenti i Republikës dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë, duke vënë në këtë mënyrë në dyshim integritetin e vetë Shkollës. Kjo vendimmarrje njëkohësisht demotivon magjistratët për shkak se shmang konkurrencën dhe ul cilësinë e përgatitjes së tyre, duke e lë procesin në fatin e një shorti të paparashikuar me ligj.
Shkolla e Magjistraturës, gjithë brezat e magjistratëve në vite, magjistratët e diplomuar në brezin e fundit dhe brezat që do të vijnë përballen me një sjellje institucionale të paligjshme në momentin kur kërkohet reformimi i drejtësisë drejt ndershmërisë, meritokracisë dhe profesionalizmit. Edhe këtë radhë opinion publik përballet me shkeljen dhe deformimin e shtetit ligjor.
Gjithashtu, Këshilli Drejtues vlerëson me shqetësim se veprimet e fundit të KLD-së, si:
vënë në dyshim misionin e Shkollës së Magjistraturës, për formimin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve me integritet, aftësi dhe cilësi të larta profesionale dhe etike, me qëllim rritjen e cilësisë në dhënien e drejtësisë.
Këshilli Drejtues i Shkollës së Magjistraturës u mblodh sot në një mbledhje të jashtëzakonshme duke trajtuar këtë cështje me shpresën që Këshilli i Lartë i Drejtësisë, pas reagimit të drejtë të magjistratëve do të gjente kurajon të vetëkorrigjohej e të mos zbardhte një vendim të paligjshëm dhe të padrejtë, dhe Presidenti i Republikës të mos dekretonte emërimeve të bëra me short.
Me këtë dekretim u vendos që të mos zbatohet ligji, të cënohen interesat e magjistratëve, të shkelet parimi i meritokracisë në emërim dhe të goditen themelet e sistemit të drejtësisë dhe roli i Shkollës së Magjistraturës në përgatitjen e magjistratëve cilësorë.
Cfare do te thote magjistrature ne shqip ?po pa limit ?po legjitim ?po lungo mare ?nuk lane majmuneri pa kopjuar nga pjata e makaronave te italise ,,,apo mbas brexit anglez duhet te ndjehemi me majmune ? me falni ,,me europiane ?
Ky dokument e nxjer lakuriq edhe ministrin e drejtësisë, minimumi është DOREHEQJA E TIJ SI MINISTER
Nuk eshterasti i pare qe presidenti dhe KLD-ja shkelin ligjet.
Presidenti dhe KLD-ja dhe ne ne minutat e fudit duan ta minojne reformen e drejtesise.
A nuk ka vend per tehetuar presidentin dhe KLD me kete shkelje ligji?
Si e shpjegojne specialistet e mafjes se Shqupit kete shkele e bere nga presidenti dhe KLD-ja?
Nuk le hu pa hipur o Manjani. Ne PS nuk ta vuri njeri. Tani po ta vene keta te LSI. E more me shpate te madhe por dole hajdut me cizme. As te vjedhesh nuk di o lumadh pale te besh drejtesi. Nga anet tona i thone kurve kujt bredh hu me hu. Edhe kurva ne keto raste jep doreheqjen. Po nuk e bere vete e bejme ne zgjedhjet e ardhshme
Po kryeministri pse nuk reagon se minister ylli paska qene pro paligjshmerise, apo e ka mare vesh qe ylli vogel eshte loder e gjin gjonit agronomi qe kaloi ylberin,u lodhem me kto plera boll. Reforme vetem reforme
Shqiperia do te behet ate dite qe do te kuptojne inxhinieret dhe arkitektet e saj se ne nje godine ovale si kjo nuk mund te vendosen ballkone te drejte se duken si cibane,kjo godine ne menyre metaforike pasqyron pikerisht realitetin tone ku dominon SHEMTIA dhe injoranca ne te berit dhe te kuptuarit