Magjistratët padi Nishanit e KLD, Presidenti i emëron gjyqtarë në rrethe

24 Qershor 2016, 13:31Kronika TEMA

Presidenti Nishani dekreton emërimin e tetë gjyqtarëve në gjykatat e vendit, dekret i cili është firmosur që mbrëmë dhe është hedhur sot në faqen zyrtare të Presidencës. Me të cilëve janë dhe gjashtë magjistratët të cilët kanë paditur KLD dhe Nishani në gjykatë pasi nuk janë dakord me shortin.

Kështu presidenti derkretoi emërimin e Gentian Luigj Markut, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pukë, Esmerilda Agim Habilin gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë, Paulin Nazif Çeran, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës, Armela Artur Hasantarin gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Ina Lulëzim Hoxhajn, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pogradec, Besmir Hito Strokan gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër, Matilda Sabah Fetaun gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan, Yrfet Hasan Shkrelin gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Përmet dhe Nertila Haxhi Kapen gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Dibër.

Pak ditë më parë gjashtë magjistratë, Matilda Fetau, Esmerilda Habilaj, Ina Hoxhaj, Nertila Kape, Yrfet Shkreli dhe Gentian Marku, kanë paraqitur një padi në Gjykatën e Shkallës së Parë Administrative të Tiranës, duke pretenduar se vendimi i KLD për propozimin e gjyqtarëve me short nuk ka lidhje me ligjin, se shorti nuk është kriter për emërimin e gjyqtarëve.

Magjistratët pretendojnë se është cenuar siguria juridike dhe pritshmëritë e ligjshme dhe se është cenuar e drejta për të përcaktuar lirisht vendbanimin, për të zgjedhur lirisht profesionin dhe kualifikimin profesional, se është cenuar e drejta për jetë të qetë familjare dhe se është cenuar e drejta e tyre për t’u dëgjuar para se të gjykohen nga KLD.

Gjashtë magjistratët kanë kërkuar nga Presidenti i Republikës që të pezullohet procedura e emërimit si masë sigurimi padie, derisa të zgjidhet çështja me vendim përfundimtar të formës së prerë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje