Alarm për skllavëri moderne, 300 fëmijë shfrytëzohen në Europë

23 Qershor 2016, 09:11Kronika TEMA

Policia holandeze thotë se rreth 300 fëmijë janë duke u shfrytëzuar në Europë nga banda që i detyrojnë ata të vjedhin 1 mijë euro në ditë. Autoritet kanë zbuluar katër rrjete që veprojnë në Holandë, Spanjë, Austri, Kroaci dhe Bosnjë. Gjashtë fëmijë të humbur nga  Holanda u  gjetën në kushte të tmerrshme në Spanjë javën e kaluar, teksa një çift rreth të  40-ve  u arrestua.

Prokurorët e kosniderojnë një skallavëri moderne fenomenin me shtrirje në të gjithë botën dhe viktima fëmijë të shtresës së varfër. Operacioni filloi më shumë se një vit më parë, kur hetuesit në Amsterdam vunë re se një grup fëmijësh kontrollohej vazhdimisht nga disa të rritur.

Fëmijët ishin hequr nga shkolla për të për të bërë këtë punë, pra për të grabitur dyqane dhe njerëz në rrugë ose sic ne i njohim me termin hajdutë xhepash, raporton Ora.

Hetuesit holandeze besojnë se vajzat minorene që përodren nga adultët për vjedhje janë abuzuar edhe seksualisht ku disa prej tyre kishin mbetur shtatëzënë. Çifti i arrestuar në Spanjë mendohet të jenë pjesë e një rrjeti të shfrytëzimit të fëmijëve dhe pritet të ekstradohet në Holandë. Ata janë të dyshuar për trafikimin e qënieve njerëzore dhe përdorimin e identiteteve  të rreme me qëllim largimin e fëmijëve të mitur nga autoritetet kompetente.

Sipas mediave holandeze, disa nga fëmijët ishin nën mbikëqyrjen e të rinjve dhe më herët ishin raportuar si të humbur nga qendër azilkërkuesish  në Ter Apel, në veri-lindje të Holandës. Prokurori Warner ten Kate tha se kjo është maja e ajsbergut, pasi ka më shumë fëmijë në Holandë viktima të këtij fenomeni. Policia beson se fëmijët kishin ardhur nga familje të varfra në Bosnjë dhe vende të tjera të ish-Jugosllavisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje