Gjykata e lë në burg, Anjeza: Babi jam mirë. I ati: Bravo, qëndro e fortë. Fyen policin: Ik ore p...

23 Qershor 2016, 12:51Kronika TEMA

Me zë dhe me figurë familja Shabani është shfaqur e dhunshme dhe sot para tempullit të drejtësisë, ku babai i Anjeza Shabanit ka demonstruar një fjalor të vrazhdë, të ndyrë dhe të ashpër dhe ndaj organeve ligjzbatuese. Gjykata e Tiranës ka vendosur sot “Arrest me burg” për Anjeza Shabanin e cila ka dhunuar barbarisht një të mirut në kopshtin të cilin ajo menaxhonte.

Gjyqtarja Fatime Deçolli vendosi këtë masë, për dy akuzat “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Dhunës ndaj të miturve” ndërkohë që ende nuk është shprehur sa i takon akuzës tjetër të “Aktivitetit të paligjshëm”.

Anjeza Shabani ndonëse ka kërkuar masën “Arrest shtëpie” pasi ka një fëmijë të mitur për të rritur, këtë nuk e ka marrë parasysh gjyqtarja.

Ajo është larguar nga kafazi i hekurt duke qarë për të shkuar në qelitë e paraburgimit, por kur është futur në sallën e gjyqit ajo ka shkëmbyer disa fjalë me babain e saj, ku i ka thënë se, ‘Jam shumë mirë”.

Por përgjigjia e babait të saj ka qenë ajo që ka shokuar akoma më shumë të gjithë opinionin, kur i ka thënë se, “Bravo, qëndro e fortë”.

Policia e prangosi Shabanin pas kërkesës së Prokurorisë ku ajo kërkon “Arrest me burg” ndërkohë që është gjykata ajo që do të vendosë për masën e sigurisë ndaj saj.

Ndërsa, ekspertët kanë shkuar edhe në kopshtin që ajo menaxhonte dhe kanë pyetur edhe fëmijët dhe stafin e institucionit, në prani të psikologëve dhe prindërve të tyre.

Anjeza Shabani akuzohet nga prokuroria për 3 vepra penale, “Dhunë ndaj të miturve”, “Shpërdorim detyre” dhe “Aktivitet të paligjshëm tregtar”.

Babai i Anjezës në dialog me Policinë:

Policia: Ju lutem zotëri dilni andej, hapeni rrugën që të futet makina. Të lutem bëj më mbrapa

Policia: ku po shkon ore, bëj më mbrapa

Policia: o Zotëri ulu posht

Babai: Ik ore P…..

Anjeza:  Babi jam mirë

Babai: Bravo babi e fortë të bëhesh.

7 komente në “Gjykata e lë në burg, Anjeza: Babi jam mirë. I ati: Bravo, qëndro e fortë. Fyen policin: Ik ore p…”

  1. gent says:

    Po pse nuk e futen edhe ate brenda. Ofendim ne krye te detyres dhe te behen te dy te forte ne burg. ne Amerike polici do ja kishte care piten.

  2. Illyrian says:

    Qenka shokuar opinioni sepse babai i ka thënë vajzës se tij “Bravo babi, e fortë të bëhesh” ?

  3. opinion says:

    NE KETE VEND ,NJERZIT E POSHTER DALIN TE FORTE
    DREJTESIA TEK KY RAST DUHET TE TREGOHEG E PAMESHIRSHME ,ASHTU SI DHE VETE AJO ESHTE .
    SA E ZGJUAR QE ESHTE ,KERKON TE QENDROJ NE SHTEPI ME VAJZEN E VET .

  4. Sallami says:

    Babi shan por babi harron sallamin kur ishte ushtar qe i gjith kapanoni shfrynte palloin tek suma e kti babai trans dhe pederast babi shan mbeshtet gjarprin normal I dhimbset por babi duhet te ul koken me te kaluaren qe ka jo te dali si hero para policis babi ben mir te ngujoet se njerzit jan vra per gjera me te vogla dhe jo me prek fmien prandaj o babi marangozi qe ke shtyp sallam me sum ne rini ule koken dhe lere gocen te bej pak burg se qetsoen njerzit e femis dhe goca merr nje msim te mir edhe pse do vuj jo pak nburg kur tkapi sapunin se aty mrena ka bashkevujtse qe ngjajn pak me rinin tende

  5. Don says:

    Kjo ishte nje vidio skandaloze dhe ajo meriton maksimumin e denimit 7 vjet te kalbet aty ta zene haqet e atij femijes se shkrete qe u mek se qari e kjo plera kjo mostra qe qenka dhe nene vete ia thau duart. Po ku jemi ne populli qe as u ngritem sot , ku ishte shoqeria civile qe merret me kendet e lojrave te reagonte , ku idhin shoqatat e femijeve , shoqatat e grave qe duhet te mbrojne te drejtat e femijeve te tyre, ku ishin grate e burrat politikane. Ben sot parlament e askush nuk tha gje per ate femije te shkrete . Ne jemi nje popull plere qe bej gam gam vetem shukrirat e per breket e tij.

  6. maximus says:

    sa me acaron kjo gje , babi i thote vajzes; bravo babi, qendro e forte….., edhe e kam degjuar shpesh kete gje ku prinderit shqiptare u flasin femijeve ne kete menyre, babi; bravo babi, kurse mami; bravo mami, nuk e kuptoj , te keqen babi apo te keqen mami ,dakort, po jo ai bastardim i gjuhes ne kete menyre., sa per kete familje monster ,s’kam se çfare te komentoj, urroj te ngelet sa me gjate mbas hekurave, po ne shqiperi ,qameti 3 dite zgjat, a u kujtohet ai baroni i droges, me qe ra fjala e kapen, apo shukriu qe se ze njeri me me goje.

  7. adrian says:

    Eshte per te ardhur turpe kur familjari i MOSTRES ANJEZ i jepka kurajo ne sy te policit e me ze te forte ne mes te publikut ..Qenka me fat qe aty ska ndodhur ndonji prind i ndonji femije te rrahur nga kjo BUCE e ta rahi plakun e anjez sa ta mbaj mende ne pleqeri ..dhe sa her ti shikojne keta prinder ti beshtyjne qe mos te ket kurajon te dal ne rruge e jo me ti japi kurajo BUSHTRES

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje