Akuzoi ministrin Beqja se abuzoi me 31 milionë euro, çudit gjykata: Basha nuk ka shpifur

24 Qershor 2016, 13:42Kronika TEMA

Me akuzën e kreut të PD Lulzim Basha ndaj ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqja është bashkuar dhe gjykata, e cila është shprehur se nuk ka shpifje.

Gjykata e Tiranës ka shpallur sot të pafajshëm kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha për akuzën e ‘Shpifjes” që Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja i ka bërë atij, pas deklaratave që Basha ka bërë për korrupsionin në shëndetësi.

Menjëherë pas vendimit të marrë Ministri Beqja ka thënë se, ai do ta vazhdojë betejën ligjore.

Ndërkohë, vendimin e Gjykatës së Tiranës ai e ka konsideruar si legjitimim të shpifjes si një gjë të shëndetshme për publikun.

“Do ta vazhdoj betejën. Gjykata legjitimoi shpifjen si gjë të shëndetshme për publikun” ka thënë Beqaj.

Ilir Beqja e paditi Lulzim Bashën pas deklaratave të tij se Ministri i Shëndetësisë ka vjedhur 31 milion euro, akuzë pas së cilës Beqaj kërkoi vërtetimin e tyre.

Ai e konsideroi kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha një gënjeshtar publik përsëritës.

7 komente në “Akuzoi ministrin Beqja se abuzoi me 31 milionë euro, çudit gjykata: Basha nuk ka shpifur”

  1. Lpl. says:

    Zoti Beqja ngaterresa eshte ketu Basha dhe ne i quajme vjellje koncensjonet qe merr kompania jote kurse ti i quan te ligjshme ne fakt te ligjshme jane sikur ti mos te kishe qene minister .Parat i more nuk i ke vjelle i ke marre kete gabim ka bere Basha se tha i ke vjelle ne nje kohe qe ti i ke marre se nuk ke pase nevoje me i vjelle ti qene vete Kadi .Basha duhet te denohet per shpifje se nuk ka arritur te gjeje fjalen e duhur i ke marre dhe i gezofsh brez pas brezi dhe jetosh i lumtur e ke hallall se ji bir kurvet si Rama jeni te papare e jo pyk si Tahiri qe i ka vene gjoksin puneve pa para .

  2. loli says:

    qe basha eshte turp per ne shqiptaret qe bene pjes tek ne kete e dime te gjithe, por qe dhe beqja ka abuzuar me mue shume se 31 mln euro prap kete e dime te gjithe

  3. akrepi says:

    Po dihet se nje vendim i till do te ishte ,Luli vodhi 230 miljon Euro dhe nuk u denua akuzohet per vrasjet e 21 janarit dhe nuk u gjykua .Prandaj nuk e duan reformen ne drejtesi nuk duan te ndryshojne gjyqtaret te cilet jane bashkepuntoret e tyre ne vjedhje dhe ne vrasje.

  4. Sadush Cani says:

    Basha : Kur flet gjykata ,te tjeret duhet te heshtin.
    Paloka: Gjykata me denoi se eshte e blere nga Rama. Ka bere prrsion te vazhdueshem.

  5. maximus says:

    @LPL, na e shpife dhe ti me kete, “vjelle’ quhet vjedhe- vjedhje, vjedhur, dhe jo vjelle, se na bere per te vjelle edhe ti o njeri.

  6. vjeshta says:

    Në qoftë se Basha nik ka shpifur , atëhere është fajtor Beqja. Të ndiqet penalisht ky i fundit.

  7. Zani T. says:

    Se kush eshte gjyqtari Sallaku, ju lutem ejani ne qytetin e Lezhes dhe ketu do te mesoni te verteten per te dhe gjyqet e tij. Ai, bir e nip komunistesh, eshte nje sherbetor i bindur i Sali Berishes, i klonuar prej tij dhe me nje mal mekatesh, ish-rjepacak corapekuq si iu thone zadrimoreve ne nje sens pegorativ. Sipas mendimit tim, si ketij Sallakut (s’e kujtoj se si quhet gjeldeti i gjyqesorit), gjyqtarit Alia etj u duhet bere mire biografia, per ta mesuar opinioni se kush jane ne te vertete keto birbo. Me sa me kujtohet edhe ky eshte plepist, si i superkorruptuari tjeter Gjin Gjoni, nder kandidatet nr. 1 per ne biruce te burgut, pas miratimit te Reformes ne Drejtesi. Praktikisht jemi ne nje grusht shteti te mirefillte te gjyqesorit me katershen kryesore Berisha-Meta,-Llalla dhe Visho Ajazi etj. Degjova se dashkan me e shty miratimin e Reformes ne Drejtesi per ne Shtator. Asnje sekonde pertej 21 korrikut, qe lexova. Perndryshe, populli i mesuar me vera te djegura, do te ngrihet si vullkan per te protestuar jo te Edi Rama, po bash te kryekrimineli Salih Berisha dhe banda e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje