Euralius rrëzon PD-në për vendet e rezervuara

25 Qershor 2016, 09:14Kronika TEMA

Misioni i BE-së, Euralius i cili po asiston reformën e drejtësisë shqiptare, ka rrëzuar propozimin e opozitës për formulën e vendeve të rezervuara për Këshillin e Emërimeve.

Në një procesverbal të mbledhjes me dyer të mbyllura të Komisionit të Reformës në Drejtësi që Shqiptarja.com disponon, eksperti gjerman i EURALIUS, Rainer Deville replikon me deputetin e opozitës Oerd Bylykbashi, duke e nxjerrë PD-në zbuluar.

Ai thotë se formula me short, sikundërse e parashikon sot drafti i ndryshimeve kushtetuese, është kërkuar nga vetë opozita.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje