Prokuroria: Pajisja përgjuese hyri në tre burgje, në "sitë" celularët e të dënuarve, dyshohej për trafik droge

24 Qershor 2016, 23:08Kronika TEMA

Prokuroria nuk i ndahet pajisjes së përgjimit, duke mbrojtur akuzën e saj se ëshët përgjuar pa lejen e saj. Kështu, hetimet për pajisjen përgjuese “IMSI CATCHER” kanë zbuluar se grupi i punës së bashku me aparaturën kanë hyrë në tre burgje të vendit, duke mbajtur në mbykqyrje të dënuar të ndryshëm. Nga kqyrja e regjistrave të hyrje-daljeve, oficerët e prokurorisë kanë konstatuar se makina ku mbahej paisja është futur në burgun 302 në Tiranë, në Fushë-Krujë dhe në burgun e Peqinit.
Në këto burgje janë monitoruar në distancë aparatët telefonikë të disa prej të dënuarve, të cilët janë dyshuar se nga burgu bënin trafik droge apo veprime korruptive në sistemin e drejtësisë.
Por përveç librave të hyrje-daljeve, prokuroria e Tiranës ka kërkuar dhe pamjet filmike të këtyre burgjeve me qëllim verifikimin e plotë të hyrjes së makinës ku mbahej aparatura në ambientet e brendshme të burgut. Në tre rastet, rezulton se veprimi hetimor është kryer pas mesnatës së datave të ndryshme gjatë vitit 2015.
Burimet nga Prokuroria të dhëna për mediat nënvizojnë se në librat e regjistrave që janë sekuestruara, janë evidentuar targat e makinës ku ndodhej e instaluar pajisja e përgjimit si dhe emrat e personave që kanë hyrë në burg, nën drejtimin e Entiol Xhelilajt me detyrë përgjegjës i IT-së në qëndrën e Forcave të Posaçme Operacionale.
E nënvizuar dha nga ish-kryeministri Sali Berisha në statusin e tij në facebook, thuhet se oficerët kanë mashtruar duke dhënë se makina dhe aparatura shërben për monitorimin e ajrit. Ndërkohë urdhërin për futjen e saj e ka dhënë në telefon vetë drejtori i burgjeve Artur Zoto.
Burimet thonë se në regjistra, është shënuar nga oficeri i rojës, se urdhëri për lejimin e hyrjes së makinës së përgjimit që drejtohej nga Xhelilaj është dhënë me telefon nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve. Prokurorët nuk kanë gjetur dhe sekuestruar në arkivën e burgjeve ndonjë vendim prokurori që kërkonte lejimin e pajisjes së përgjimit të kryente veprime hetimore brenda burgut.
Për këtë fakt, hetuesit pritet të marrin në pyetje personelin e burgut për të mësuar ndonjë detaj më shumë se kush ka qenë subjekt i hetimit nga agjentët e përgjimit.Sipas prokurorisë, për llogari të këtij hetimi janë verifikuar edhe target e mjetit me të cilën agjentët kanë hyrë në burgje dhe kanë rezultuar se kanë qenë tagra fiktive, të falsifikuara.
OPGJ të Prokurorisë Tiranë kanë hyrë në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Shtetit në datën 13 maj 2016 midis orës 11:45 dhe 12:00. Në këto ambiente nuk gjendej shtetasi Haki Çako dhe OPGJ-të kanë vijuar të prisnin ardhjen e tij.
Në orën 12:00, nga këqyrja e librit të hyrje-daljeve në ambientet e FPO-së, automjeti që mbarte pajisjen ka dalë nga këto ambiente nën drejtimin e shtetasit shqiptar Entiol Xhelilaj, pra rreth 10 minuta pasi OPGJ-të ishin paraqitur në DP të Policisë me vendimin për sekuestrimin e kësaj pajisjeje.
Nga krahasimi i periudhës para datës 12 maj 2016 dhe pas kësaj date, është e qartë se për anëtarët e Policisë së Shtetit dhe pjesëtarët e grupit trajnues ka ndodhur diçka thelbësore, pasi automjeti në periudhën para kësaj date rrinte shumicën dërrmuese të kohës brenda ambienteve të FPO-së dhe pas kësaj date ka dalë për të mos u kthyer më.
Ka dyshime që hapësira kohore prej gjysmë ore ka shërbyer për të bërë të pamundur sekuestrimin e aparatit.

5 komente në “Prokuroria: Pajisja përgjuese hyri në tre burgje, në “sitë” celularët e të dënuarve, dyshohej për trafik droge”

  1. Revolucionari says:

    Kerkoni, kerkoni se kockat e qenit te ngordhur (Sali) do gjeni, mor shkerdhata qe merrni rrogat duke mos bere detyren qe ju percakton kushtetuta, pra qe te hetoni gjithe krimet qe po shkaterrojne kete komb, por merreni me grusht shteti.

  2. adi says:

    dmth
    qe paisja nuk paska qene per trajnim si thene rilindasit . po paska pergjuar
    cudi ??????????

  3. Arturi says:

    E ka zene frika Salehun, se jane pergjuar disa shoke droge te Xenit, ne burgjet tona. ?

  4. en says:

    mos haroni sos salen dhe jozefinen.

  5. Ivani i madh says:

    Nje prokuror qehaja i kriminelit Berisha po dhe idiot pak ashume ne te gjithe Europen pergjohen dhe jo vetem ne burgje ku jane mbyllur kapot e krimit po dhe qytetareve. E njejta ndonje dhe ne Greqi ku dhe qytetaret e dine qe i pergjohet telefoni se per ate pune eshte policia e sistemi i drejtesise qe te zbuloje kriminelet e bandat kriminele. Me sa duket ky palo prekuror do i sherbejne deri ne fund me devotshmeri kriminelit dhe armikut te betuar te kombit Shqipetar, Berishes ,si krimb gjirizi qe eshte,.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje