Gjirokastër dhe Këlcyrë, shkatërrohen 7983 bimë kanabis

26 Qershor 2016, 09:29Kronika TEMA

Dy aksione të policisë në jug të vendit, kanë bërë të mundur asgjësimin e 7983 bimëve narkotike Cannabis Sattiva, ndërsa është arrestuar edhe një person.

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar Redon Hoxhaj, 20 vjeç, banues në fshatin “Arshi Lengo”, Gjirokastër, pasi ky person në baçen e tij pranë banesës kishte kultivuar 333 bimë narkotike Cannabis Sattiva.

Ndërsa efektivët e Stacionit të Policisë Këlcyrë kanë zbuluar dhe asgjësuar 7650 bimë narkotike, në vendin e quajtur  “Konoshtin” , në fshatin Gerdas ,Këlcyrë.

Bimët u asgjësuan me anë të djegies .

Po punohet për  identifikimin dhe kapjen e kultivuesve

1 komente në “Gjirokastër dhe Këlcyrë, shkatërrohen 7983 bimë kanabis”

  1. Edvin Balili says:

    Shqiperia nen udheheqjen e corapekuqve rilandas nje vend i mbjell tejembane me droge,e kupto o njeri i thjesht dhe asnjanes se ca zhvillimi sjell Ed corapekuqi qe bo big stadium dhe big xhami

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje