Trafiku është rënduar në autostradën Tiranë – Durrës, si pasojë e përplasjes zinxhir të disa automjeteve.
8 makina raportohet të jenë goditur me njëra – tjetrën në afërsi të Vorës.
Nga përplasja nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëmtim të makinave. Vargu i mjeteve të bllokuara nga ky aksident ka arritur në disa kilometra.