“Skanimi” i njerëzve të drejtësisë do të fillojë që në “gjenezën” e formatimit dhe të përgatitjes së tyre si gjyqtarë dhe prokurorë, duke filluar implementimin e reformës në drejtësi që në hapat e parë të jetës së njerëzve që përgatitet për të hyrë në sistemin e drejtësisë në Shqipëri.
Shërbimi Informativ Shtetëror dhe Byroja Kombëtare e Hetimit do të jenë ata që do të përgatisin një dosje për çdo kandidat që plotëson kushtet dhe shpreh ambiciet për t’u pranuar në Shkollën e Magjistraturës, me qëllim për t’u emëruar prokuror apo gjyqtar.
Byroja e Hetimit dhe SHISH do të verifikojnë lidhjet e kandidatëve me krimin e organizuar.
“Në çdo rast, kandidati nuk do të pranohet në Shkollën e Magjistraturës kur burimet e tij financiare nuk justifikojnë pasuritë e tij/saj, ku është duke fshehur pasuri ose asete ose ka dhënë një deklaratë të rreme ose jo të saktë të aseteve dhe kur ka lidhje me krimin e organizuar sipas parashikimeve të ligjit për Organizimin dhe funksionimin e Institucioneve për luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, kjo e bërë me dije nga raportet e Byrosë Kombëtare të Hetimit ose Shërbimit Inteligjent Shtetëror”, thuhet në ligj.
Çka përcakton qartë që njerezit e tinj të sistemit të drejtësisë në Shqipëri do të jenë në dorën e SHISH dhe të Byrosë Kombëtare të Hetimit për të përcaktuar drejtimin e tyre të jetës në këtë sistem aq të vështorë dhe aq të bukur që vendos për fate njerëzish.
nje paçavure alla burundi. do ti hetoje shish. pra do ti hetoje visho ajazi. ore hiqni dore, hiqni dore. duhet reformuar i gjithe sistemi. perkundrazi, duhet rikrijuar “nuova reppubblica”. dhe pos e bete edhe kete, shqiperia protectorat. sa me shpejt, aq me mire. ç’te keqe do kene shqiptaret nga nje eulex apo administrate e huaj? perkundrazi, do shkoje qeni te i zoti. do tu kthehet dinjiteti i munguar dhe i shkelur nga shqiptari “patriot”. po sovraniteti? te kam dh… mu ne te. ky vend nuk ka qene asnje dite i pavarur qe nga 22marsi i 91it. nese doni republiken e bananes, apo albanistanin e sali kanabisit, mbajeni se mire e keni. per sa kohe kete vend do ta drejtojne hibridet, demon-kratet islamik, do endemi ne vorbullen e historise. si njerez qe nuk dime te ndertojme nje shtepi ( shtet) ku te fusim koken.
Visho Ajazi do ti skanoj..? Skanoni njehere Vishon e pastaj filloni me te tjeret juve, boll me shakara te tilla te trasha