Itali/ Ekzekutohet në sy të gruas dhe dy vajzave shqiptari, pronar i një picerie

27 Qershor 2016, 09:02Kronika TEMA

Është ekzekutuar me armë zjarri gjatë natës në qytezën e Velletrit, shumë pranë kryeqytetit italian Romë, shqiptari Ariton Shaskja rreth 40 vjeç, pronar i picerisë “Peccati di Gola”.

Sipas dëshmitarëve, Ariton Shaskaj, i thirrur nga të gjithë banorët e zonës Tony, është qëlluar disa herë me armë zjarri para syve të bashkëshortes e të dy vajzave të tij.

Autori i vrasjes ka mbërritur në bordin e një motori në shoqërinë e një personi të dytë.

Pasi ka zbritur nga motori ka qëlluar disa herë mbi Ariton Shaskjan, i cili ka ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje.

Policia italiane ka sekuestruar të gjitha telekamerat e rrugës e të zonës përreth për identifikimin e autorëve të vrajses.

Piceria “Peccati di Gola” në pronësi të shqiptarit është mjaft e njohur në Velletri.

4 komente në “Itali/ Ekzekutohet në sy të gruas dhe dy vajzave shqiptari, pronar i një picerie”

  1. Andreas says:

    çudi se shqiptaret nuk merren me gjera te tilla. ata jane njerez te qete qe predikojne paqe dhe dashuri.

    1. the Punisher says:

      Per te predikuar, predikojne fetaret o taleban janulle. Shqiptaret te bejne qe te besh shurren naten, ne gjume. Ja pyete pronarin o zagar wanabe gayreek.

  2. sala says:

    keq me para ..keq pa para

  3. Kritiku says:

    Ore gazetare qe as per shkolle fillore nuk jeni, i lexoni idiotesite qe shkruani? Ja disa nga keto idiotesite e juaja:

    – Eshte ekzekutuar me arme zjarri gjate nates….. (?!) Kur filloi ekzekutimi dhe pas sa oresh mbaroi?
    – …eshte qelluar disa here me arme zjarri perpara syve te bashkeshortes e te dy vajzave te tij. Ore gomere gazetare, keshtu siç shkruani ju del qe bashkeshortja eshte e te dy vajzave(?!). Duhet lidhesja “edhe” ne mes qe te dali qarte kuptimi i fjalise.
    – ….ka mberritur ne bordin e motorrit….(?!) E keni idene ju gazetaruce se çfare kutptimi ka fjala “bordi”?
    – Policia italiane ka sekuestruar te gjithe telekamerat e rruges…. Ore, trapa, quhen kamera sigurie dhe jo telekamera! Telekamera jane ato qe perdorin studiot e televizioneve dhe ato te xhirimeve te filmave. Policia nuk sekuestron kamerat por merr materialin filmit qe ato kane regjistruar!

    Ka rene gazetaria ne duart e analfabeteve funksionale. Kur do te behet edhe nje Reforme ne Gazetari, qe tere keta idiote te shporren, sepse ne vend q ete informojne, bejne te kunderten. Te mos flasim per perdorimi katastrofik te gjuhes shqipe!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje