8 ditë të humbur: Mister për fatin e dy shqiptarëve të marrë peng nga marinari egjiptian

26 Qershor 2016, 21:25Kronika TEMA

Janë bërë tashmë 8 ditë që anija e peshkimit “Çelepia 2” është zhdukur nga porti i Durrësit. Nuk dihet asgjë për fatin e kapitenit dhe marinarit shqiptar, që lundronin në bordin e saj.

Asnjë operacion nga shteti shqiptar dhe ai egjiptian nuk ka nisur për të shpëtuar pengjet, ndërsa pengmarrësi, Adel Salam kërkoi 70 mijë euro për lirimin e shqiptarëve.

Adel Salam është marinari që deklaron se mban peng anijen në afërsi të portit të Aleksandrisë në Egjipt. Komunikimin me pronarin e anijes e ndërpreu për më shumë se 24 orë. Të dielën mediat raportojnë se Salam i është rikthyer kërkesës për 70 mijë euro, në këmbim të jetës së dy shqiptarëve. Por tashmë Çelepia nuk ka asnjë sinjal, as foto nga kapiteni Dhimitër Malja, çka vë në pikëpyetje jetën e tij.

4 komente në “8 ditë të humbur: Mister për fatin e dy shqiptarëve të marrë peng nga marinari egjiptian”

  1. Xboom says:

    E po për Dhymitra do humbë kohë shteti shqiptarë.

  2. Atdhetari says:

    Turp buka qe hane.Jane dy shqiptar dhe nje jevgvmuti dhe i merr jevgu peng.Sikur dhe nje me nje te ishin prape Shqiptari ka burreri.Burra b..q…Faji kane dhe keta b..q..qe na marrin terrorista ne pune nderkohe qe sbqiptaret nuk gjejne dot pune.Faji ka rhe kjo qeveri plehre antikombetare qe i lejon keto gjera te ndodhin

  3. Madrileni Shkodran says:

    Ransi ka qe ka fitu Shqipnia te tjerat jan ne plan t’dyt?!

  4. shaban says:

    Duhet te jete kthyer ne ndonje insekt kjo anije si puna e avioneve te droges qe ishin mushkonja perderisashteti nuk arrin ta gjeje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje