Pogradec, kaluan mallra kontrabandë, doganieri, tregtari e polici bien në pranga

27 Qershor 2016, 10:10Kronika TEMA

Pranga për abuzuesit me ligjin në doganë, duke shkatërruar skemën treshe të kontrabandës në pikën e kalimit kufitar në Pogradec.

Kanë lejuar kalimin e mallrave kontrabandë në pikën e Tushemishtit, arrestohet polici, doganieri dhe tregtari në Pogradec Sektori Kundër Krimit Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë në bashkëpunim me Sektorin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat Korçë finalizuan operacionin “Tushemishti” duke arrestuar në flagrancë shtetasit:

Eduart Kushta, 45 vjeç, me detyrë doganier, në pikën e kalimit doganor Tushemisht, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal

Mentor Spahillari, 46 vjeç, punonjës policie me detyrë trup shërbimi pranë Pikës së Kalimit Kufitar Tushemisht, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Edlir Pilinçi, 40 vjeç, për veprat penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë” parashikuar nga neni 172 dhe “Kontrabanda me mallra të tjerë” parashikuar nga neni 174 i Kodit Penal. Policia njofton se arrestimi i tyre është bërë pasi në orën 19:30 të datës 26 qershor 2016 në vendin e quajtur “Pompat e ujësjellësit”, në fshatin Tushemisht, Pogradec, shtetasi Eldir Pilinçi duke drejtuar mjetin me targa AA 352 MG është kapur në flagrancë me një sasi mallrash:

4 koli me pije energjike B52

7 koli me maja buke në gjendje të lëngshme

40 pako me letër, për ambalazhim fast-food

5 pako me qese plastike.

Mallrat dyshohet se janë futur kontrabandë nëpërmjet pikës së Kalimit Kufitar Tushemisht dhe punonjësit Eduard Kushta dhe Mentori Spahillari kanë shpërdoruar detyrën duke mos ushtruar kontroll mbi këtë mjet. Materialet paraprake hetimore i kaluan për kompetencë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për hetime të mëtejshme.

 

1 komente në “Pogradec, kaluan mallra kontrabandë, doganieri, tregtari e polici bien në pranga”

  1. ...... says:

    Jane ne vete keta.
    Po 4 koli tjetri i sjell per shtepi per nje ditlindje.
    40 pako me leter nuk bejne as 10€

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje