Gjendet peshkarexha shqiptare në Egjipt, por dy pengjet ende nuk jane gjetur

28 Qershor 2016, 08:56Kronika TEMA

Gjendet dhe sekuestrohet anija “Çelepia2” në brigjet e Aleksandrisë në Egjipt, por ende nuk ka asnjë gjurmë të pengjeve Luan Mema dhe Dhimitër Malaj.
Sipas të dhënave paraprake, peshkarexha shqiptare është gjetur nga autoritetet egjipatiane, ndërkohë që rrëmbyesi i saj nuk ka qenë në anije.
Brenda bordit të saj janë gjetur tre persona, me kombësi egjiptiane, ndërkohë që deri tani nuk dihet ansjë gjë për vendodhjen e dy shqiptarëve që u morën peng.
Anija e peshkimit “Celepia 2” u zhduk për disa ditë dhe pas alarmit të familjarëve ajo u shpall e zhdukur.
Menjëherë pas nisjes së hetimeve, autoritetet faktuan se ajo ishte marrë peng nga shtetasi egjiptian Adel Mohamed Salam 30 vjeç.
Egjiptiani e mori peng peshkarexhën bashkë me dy peshkatarë shqiptarë, pasi pronari i mjetit, Murat Çelepia, i ka një borxh prej 70 mijë eurosh, të cilin nuk ia ka shlyer.
Fillimisht Adel Mohamed Sallam gjatë telefoi një bashkëkombas të tij që punon në portin e Durrësit dhe i ka pohuar se anija ndodhet pranë portit Alekasandrisë.
Ai kërcënoi se do të fundoste anijen së bashku me dy marinarët, nëse nuk i kthehet borxhi prej 70 mijë eurosh.
Ndërkohë, pasditen e djeshme egjiptiani ka kërkuar 100 mijë euro ose në të kundërtën kërcënonte se do e digjte peshkarexhën.

1 komente në “Gjendet peshkarexha shqiptare në Egjipt, por dy pengjet ende nuk jane gjetur”

  1. Andreas says:

    Po ça u thoni peshkarexhe ketyre banjarolave te kohes se pordhes? kjo jo 70 mije evro po as 7000 nuk ta blen njeri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje