Shukri Xhelili sot jep prova shtesë, kërkon rikthim në detyrë. Kushtetuesja vendos më 14 korrik

28 Qershor 2016, 11:02Kronika TEMA

Shukri Xhelili kërkon shfuqizimin e vendimit të shkarkimit nga kryeministri Edi Rama ndërkohë që Kushtetuesja vendos më 14 korrik

Ditën e sotme, ish-kryebashkiaku i Peshkopisë ka kërkuar shfuqizimin e vendimit të shkarkimit dhe në funksion të kësaj do të ketë sërish takim me gjykatësit.

Gjykata Kushtetuese, e cila pranoi që të merrte në shqyrtim kërkesën e ish kreut të bashkisë së Peshkopisë Shukri Xhelili për shkarkimin nga detyra, i ka kërkuar këtij të fundit argumente shtesë për të vërtetuar të drejtën e tij për rikthimin në detyrë.

Gjykata i është dërguar me një shkresë avokatit mbrojtës të Xhelilit, Ferdinant Ndoja, ku i kërkon paraqitjen e argumenteve brenda datës 28 qershor.

Ish-kryebashkiaku i Dibrës, Shukri Xhelili, e dërgoi në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Qeverisë për shkarkimin e tij.

Ndërkohë, Kushtetuesja do të shqyrtojë kërkesën e tij më 14 korrik. Xhelili u shkakua me vendim qeverie pas skandalit seksual, në të cilin u përfshi.

3 komente në “Shukri Xhelili sot jep prova shtesë, kërkon rikthim në detyrë. Kushtetuesja vendos më 14 korrik”

  1. Argita_B says:

    Ne krye te dibronve krkon te rikthehet brekegrisuri !!! Nee dore te kijt paskan ngele dibroneet..

  2. Spartaku says:

    Kame mendim,se Xhelili,eshte viktim e poshtersive te njerzeve te pd-ke.Ata jane aq te poshter,sa,edhe burrin e bejne me barre.Jane te pabese.Gjykata duhet ta shikoi kete me pergjegjesi dhe drejtesi,nqs ka drejtesi.

  3. Pinjolli says:

    Shqiperia eshte vend i cudirave dhe i paradokseve!?
    More cfare duan keta njerez si Fullani dhe si ky Shyqua!? A bene ndonje heroizem keta per kete vend dhe shpetuan nga ndonje “hata'” dhe per kete duan medalje trimerie dhe shperblim te vecant per ” sherbime te vecanta ndaj atdheut”!?More po kjo eshte kuje e zeze dhe qe nuk rrefehet!
    More po keta duhen futur shtete pashe nen dhe’ dhe t’mos u ndiet zeri i gojes e jo me te bejne edhe viktimen e te kerkojnojne demshperblim?
    Ne rast se gjerat do te funksiononin keshtu ne kete vend, atehere o burra te turremi te tere e te bejme keshtu si keta !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje