Pas reformës në drejtësi, Kushtetuesja çon tek "Venecia" ligjin e pronave

28 Qershor 2016, 16:55Kronika TEMA

Reforma në drejtësi nuk është kushti i vetëm që Shqipëria duhet të përmbushë për të ecur përpara me procesin e integrimit europian. Ligji i pronave është gjithashtu në listën e 5 prioriteteve kyçe për integrimin. Dhe njësoj si reforma në drejtësi, për fatin e ligjit të pronave do të pyetet Komisioni i Venecias.

Kjo është zgjidhja me të cilën është rënë dakord në një mbledhje të zhvilluar nga anëtarët e Gjykatës Kushtetuese ditën e stome. Përpara se të marrin një vendim nëse ligji i pronave është apo jo kushtetues, gjykata vendosi që të marrë opinionin e Venecias.

Ky ishte një hap i pritshëm, sepse burime zyrtare konfirmojnë se mes anëtarëve të Gjykatës ka një ndarje në qendrime, të ngjashme me ato të qeverisë nga një anë dhe të opozitës dhe Presidentit nga ana tjetër.
Pak kohë më parë, Gjykata Kushtetuese refuzoi kërkesën e Presidentit dhe të shoqatave të pronarëve për ta pezulluar ligjin e pronave, i cili është në fuqi prej më shumë se dy muajsh.

Marrja e opinionit nga Komisioni i Venecias besohet se është një vendim që ka për qëllim të sheshojë mosmarrëveshjet brenda Gjykatës Kushtetuese për ligjin e pronave, edhe pse rasti i reformës në drejtësi nuk e arriti dot këtë qëllim.

3 komente në “Pas reformës në drejtësi, Kushtetuesja çon tek “Venecia” ligjin e pronave”

  1. TRAPI says:

    EDI M,E I ZGJUAR SE SALIU,HAP FOND 19MILION DOLLARE PER PRONARET I JEP 10 PERQIND SI FILLIM SE I DUHET FORMULARI QE TA HAJNE PRONARET HAHHAHJEMI POPULL BUDALLA..SALA DHE EDI VETEM PRONA VJEDHIN

    1. mirel says:

      I ngelet qe pronaret te mbidhen te protestojne te gjithe, ne vend te kesaj shkojne me vrap te marrin 10 perqindshin, popull i mjere,
      E grabisin ne mes te dites me ligjet qe vene hajdutet.

  2. pronari says:

    Gjeja e pare qe duhej te behej me nderrimin e sistemit ishte kthimi i prones tek i zoti ne forma te ndryshme. Edhe sot edhe investimet dhe investititoret do te ishin shume here me te medha.Kjo gje ra ne duart e liga ra ne duart e atyre qe ishin brekegrisur dhe nuk trashegonin asgje.Fshatari Sali pasi beri reformen agrare e me pas mori trojet qe i kishte lene trashegim Sheqerja ne Lalez dhe Tirane dhe i ktheu pronen Fazllicit,Te tjeret ngohuni ne diell ose vrituni me njeri tjetrin per nje gardh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. ラブドール 漫画

    ラブドール 自信を持ってポイントに向かって移動するための最良の方法に関するヒント

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje