Turqia ka raporte të tendosura të paktën me dy vende: Rusinë dhe Izraelin. Tani ka nevojë për përmirësime, sepse politika e ashpër e presidentit Erdgogan i ka sjellë shumë probleme vendit.
Plazhet turke janë gati bosh, sepse atje ka shumë më pak njerëz se në të kaluarën. Një e treta, pra rreth 35 % turistë ka më pak këtë vit. Tregtarët dhe hotelierët thonë se po u mungojnë rusët, sepse numri i tyre ka rënë me 90%. Por edhe gjermanët hezitojnë këtë vit të shkojnë në Turqi. Numri i tyre ka rënë me 30%. Më së shumti janë dëmtuar sipërmarrësit e vegjël, tregtarët dhe punëtorët në plazhe si dhe guidat turistike.
Përgjegjësinë e ka gjendja tepër e keqe e sigurisë dhe politika e Erdoganit. “Shumë shpesh ka shpërthime, ndërsa raportet me vendet tjera janë të këqija”, thotë një mësues i sporteve ujore. “Teatri për rezolutën ndaj armenëve ka krijuar një imazh të keq. Qeveria turke nuk ka mundur t’i përmirësojë me kohë raportet me vendet e tjera, ndaj edhe numri i turistëve ka rënë shumë.
Sulmet e fundit në Stamboll, por edhe ato të mëparshmet, kanë bërë që turistët të qëndojnë larg metropolit. Shumëkush e sheh fajin tek Presidenti Erdogan. Para pak kohësh është shënuar edhe demonstrata e parë kundër politikës së Erdoganit.
Kurs tepër i keq diplomatik
Qeveria e Erdoganit vërtet ka lënë shumë pak miq kohët e fundit: prej vitesh Erdogani kërkon heqjen e regjimit të Asadit. Me këtë politikë të mbështetur edhe nga vendet perëndimore, është futur në konflikt me mbështetësit e tij – si Siria dhe Irani. Tensionet janë shtuar pas goditjes në nëntor të vitit të kaluar të një avioni ushtarak rus. Raportet me Moskën janë përkeqësuar në mënyrë dramatike.
Por ndërkohë janë ftohur raportet edhe me partnerët perëndimorë, të cilët e konsiderojnë Turqinë fajtore për mosmbrojtjen sa duhet të kufirit me Sirinë, që lejon futjen e terroristëve në territorin e Evropës. Ndërkohë gazeta “Cumhuriyet” ka ngritur kritika për mbështetjen me armë të ekstremistëve. Janë përkeqësuar raportet edhe me Gjermaninë, për shkak të rezolutës së Bundestagut me të cilat krimet ndaj armenëve në vitet 1915/16 quhen “gjenocid”.
Prej vitit 2010 janë ngarkuar edhe raportet turko-izralite. Në maj të këtij viti është sulmuar flota e ndihmave “Mavi Marmara” për Rripin e Gazës, me ç’rast janë vrarë nëntë persona, ndër ta tetë aktivistë nga Turqia.
Shpresa për turistë rusë
Tani Erdoani po lëviz. Ai do të takojë Presidentin rus Putin në kuadër të Samitit 20, ndërsa ditë më parë ka shprehur keqardhje për incidentin me avionin ushtarak. Javën që vjen ata do të telefonojnë së bashku. Raportet ruso – turke do të përmirësohen, mendon eksperti Leonid Isajev. Por ai dyshon se kjo do të ndikojë në rritjen e shpjetë të numrit të turistëve rusë në Turqi. “Rusia është e interesuar që për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike, një pjesë të këtyre parave t’i mbajë në vend”, thotë Isajev.
Ndryshe duken gjërat me prodhimet bujqësore: “Rusia ende nuk ka arritur të orientohet tek tregjet tjera. Por nuk jam i sigurt se do të hiqen shpejt të gjitha sanksionet”, mendon ai.
Interesat izralito-turke
Pajtimi me Izralin mund të ketë shkaqe pragmatike. Shteti hebre i paguan Turqisë 20 milionë dollarë dëmshpërblim për sulmin ndaj anijes “Mavi Marmara”. Turqia shpreson edhe për ardhjen e turistëve nga Izraeli, ndërsa Izrali shpreson që Turqia të dërgojë gaz në këtë vend.
Në fushat e tjera, si për shembull në bashkëpunimin ushtarak, me siguri që do të vazhdojnë problemet. Erdogani ka vendosur forcat ushtarake nën kontroll dhe kjo mund të paraqitet si pengesë. Por të dy vendet kanë interesa të përbashkëta politike. “Të dyja ato shqetësohen për shtimin e ndikimit në Siri dhe dominimit të një shteti shiit. Erdogani ka dhe një problem tjetër, thotë analisti. Ai duhet të zvoglojë përçarjet dhe konfliktet. Ndaj një konflikt tjetër me Izralin me siguri që nuk i duhet.
Por bashkëpunimi me Izraelin mund ta dëmtojë imazhin e Erdoganit në vendet arabe. Dhe jo së fundi, Erdogani duhet të ketë kujdes që të rimëkëmbë gjendjen ekonomike. Koncerni më i madh për udhëtim, TUI, pohon se këtë vit Turqia mund të llogarisë me vetëm një milion turistë, që është pesëdhjetë përqind më pak se një vit më parë.
Thene shkurt e shqip, sulltani u zbyth.
Presidenti i Turqise REXHEP (Xhepi) TAIP ERDOGAN nje rrote K..i, kjo eshte e gjitha. Keshtu eshte kur nje rrjepacak arrin te behet Krietar Shteti. Kujton se din te gjitha.
E para, eshte se ka mohuar fjalet, mesimet dhe veprat e Babait te Turqise Moderne te madhit QEMAL ATATURK. Ku gjithe keto vite po futen ndikimet e islamizmit-muaslimanizmit rradikal injorant dhe pervers. Fillon qe nga pamja e jashtme qe detyron femrat te vishen me shami koke, feregje dhe burga. Kerkon qe feja muslimane te zbatoje orientime fondamentaliste te pjerdhura te se kaluares, te Sulltaneve sa te pjerdhur, injorant dhe ngaterrestar.
Kur pjesa e qyteteruar, e kulturuar dhe e emancipuar e shoqerise moderne turke kerkon emancipim te vendit, te shtetit dhe popullit turk. Ky XHEPI mbeshtetet nga pjesa e shoqerise me injorante, pa arsim, pa kulture qe jane z<onat fshatare, katundare dhe rurale te Turqise. Po te shikojsh edhe bashkeshorten e tij e ka detyruar te vishet ne kete menyre.
Nje difekt tjeter eshte u be armik kot me kot me Presidentin e Sirise BASHAR AL ASAD, ku Siria perpara ketyre ngjarjeve makabre ishte me mire si nga gjendja politike, ekonomike dhe sociale. Po te shikojsh bashkeshorten e BASHAR AL ASAD, eshte nder femrat dhe grate e emancipuara te Sirise dhe vendeve arabe me arsim, kulture, emancipim te kompletuar te Evropes Perendimor jo vetem nga mendja por edhe nga veshja.
Ka edhe gra dhe femra te tjera ne shtet arabe islamike te kryetareve te shteteve qe nuk dallohen nga evropiane te verteta. Ne vend qe te vazhdonte kjo tradite edhe Turqi, XHEPI filloj nderhyrjen e dhuneshme per te gjithe ata qe kundershtonin.
Ky fare XHEPI kerkon te transformoje edhe historine, kulturen, zakonet dhe traditat e shqiptareve duke thene dhe mohuar qe TURQIT me Sulltanet e tyre te pjerdhur nuk kane qene pushtues per 500-te vjet ne Shqiperi dhe nuk kane sjellur asnje zhvillim, perparim, begati ne Shqiperi. Ky person arriti deri atje sa ne Kosove te thote qe Turqit nuk kane qene pushtues, por kane ardhur per pushime dhe turizem ne Shqiperi. Mashtrues ordiner, ku politika Shqipetare dhe e Kosoves nuk i kane dhene kurre pergjigjen e duhur ketij demagogu, thjeshte per interesa personale karrigesh.
Pavaresia e Shqiperise me 28 NENTOR 1912, nga Turqit, e gjeti Shqiperine pa rruge, pa ura, pa mireqenie, me injorance dhe pa asnje shkolle ne gjuhen shqipe.
Kur filloj sulmet dhe bombardimet ajrore te Rusise kunder terrorizmit famekeq te ISIS-t ne Siri dhe mbi qiellin fundor te Turqis me kufirim me Sirise ky urdheroj rrezimin e aeroplanit ushtarak bombardues Rus, ku aeroplani u rrezuan duke vdekur edhe piloti. Bile ben edhe te fortin Rusise, kurse tani i lepine bithen Rusise dhe Presidentin te saj Vladimir Putin.
Ky u kru me Izraelitet, kur maredheniet i kishte te mira dhe i perkeqesoj kot me kot. Tani edhe ketu i ule breket perpara tyre.
Difektet ne si shqiptare i kemi me mender politikanet, pushtetaret, qeveritaret tane te opozites dhe pozites qe per korrupsionin dhe mafiozelliqet e tyre kriminale dhe makabre kerkojne mbeshtetje nga Turqia, sepse nuk duan te zbatojne reformat, drejtesine qe kane vendet dhe shtetet anetare te BE-se.
Mos berja e reforma dhe e drejtesise deri me 21 KORRIK 2016, do te beje ate BE-ja me shtetet anetare te saj te beje ate qe popullit shqiptare ti HIQEN VIZAT. Qe per kete politikes shqiptare me persona te tille si SALI BERISHA, FATOS NANO, ILIR META, LULEZIM BASHA dhe EDI RAMA nuk i behet vone, sepse te gjithe keta kane dale nga MITRA e PD + LSI + PS = PPSH. Tung.