“Kur vjedhjet e miliona eurove të bankave ndodhin tre herë brenda 18 muajve, nuk është më rastësi”

1 Korrik 2016, 08:39Politika TEMA

Vjedhja e një shume të madhe parash, që po transferohej nga një bankë në Aeroportin e Rinasit ka shqetësuar ndjeshëm bankierët. Kjo është hera e tretë brenda 18 muajsh që vidhen paratë, që transportohen nga bankat dhe po cënon mënyrën e të bërit biznes të një prej sektorëve më të rëndësishëm në vend.

I kontaktuar nga Monitor, Spiro Brumbulli, kryetar i Shoqatës së Bankave tha se ky është një shqetësim i madh për sistemin, pasi krijon pasiguri lartë dhe rrit kostot, pasi këto janë humbje të drejtëpërdrejta.

“Me të dhënat e deritanishme nuk mund të paragjykojmë lidhur me këtë ngjarje të rëndë, që policia e ka nën hetim”, thotë ai. Gjithsesi ai shton se mirë  kur ndodhi në të dalë të bankës, e pastaj në rrugë, por kjo brenda në aeroport të lë pa fjalë.

“Duhet parë një analizë më e thelluar, pasi kur bëhen tre raste brenda një kohe të shkurtër, nuk është më rastësi”, thotë ai. “Mund të bëhej gjëmë më e madhe, grabitësit  mund të futeshin edhe në avion.

Brumbulli shton se bankat nuk kërkojnë  gjëra të mëdha, por elementët bazë të sigurisë.

Ai thotë se duhet bashkëpunim për të diskutuar nëse ka dobësi ligjore apo dhe arsye të tjera. “Ka diçka që nuk shkon. Për një vit e gjysmë  është vjedhja e tretë, edhe pse bankat mundohen të respektojnë kushtet e ruajnë konfidencialitin”.

Kjo rrit pasigurinë e bërjes së biznesit dhe e shoqëron atë me kosto shtesë.

Ditën e djeshme, tre persona me armë hynë në pistën e avionëve të Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, rrëmbyen disa thasë me para që do të transferoheshin jashtë me avionë, dhe u larguan pa arritur të kapeshin nga policia.

Transferimi i parave jashtë vendit është një procedurë normale e bankave, të cilat një pjesë të parave të lira nga depozituesit, i vendosin në institucionet financiare jashtë vendit.

4 komente në ““Kur vjedhjet e miliona eurove të bankave ndodhin tre herë brenda 18 muajve, nuk është më rastësi””

  1. Siguria says:

    Saliu e ka fajin dhe per keto vjedhje rresht dhe per fotot e arave me hashash qe poston.Pastaj dalin njoftimet e policise se u zbuluan parcela te “vogla”me 30000 rrenje.

  2. Fiona Marku says:

    Nese koncesionari nuk ka respektuar rregullat e sigurise ne aeroport sipas kontrates, atehere perse nuk prishet kontrata me koncesionarin?! Te mos respektohej kontrata nga ana e shtetit atehere koncesionari do te kishte shkuar menjehere ne arbitrazh.

  3. Kufitari Syshqabe says:

    Per Brumbulllin, kungullin dhe siguria,

    Brumbulli nuk na paska hallin e lekeve, por te avioneve qe mund te rrembeheshin, pra i bie gjuhe e njejte me SHQUP dhe do propozoja ta vendosnim o kryetar te komisionit te sigurise kombetare, meqe bankat i paska jashtemase te sigurta ose drejtor te pergjithshem per sigurine dhe rendin ne policine e shtetit.
    Ndersa ky tre here hajdut i shqupit qe na numron 3shin brenda 18 muajshit do ta veme minister te arave dhe kadastrave te shkatruara nga kanabisi dizhital.
    Na rrufsh topet more gomer, beni sic duhet detyrat tuaja dhe mos hani mut kur nuk e dini se si funksionojne gjerat. Ka nje marveshje qe ne 2003 midis kompanise e cila ka caktuar dhe kompanine private per ruajtien e sigurine e aeroportit dhe policia e shtetit nuk ka kopetenca pa njoftim ose kerkese te autoritetit qe ka me koncesion kete teritor delikat sic eshte aeroporti.
    Po ministria e transporteve???? kush e ka aviacionin civil? pra LLallaistet dhe shqupistet qe jane nje e terree (RROCKA) te meren jo vetem me kiun e policise sipas kerkesave te Saliut dixhital, por dhe me nastot me haxhi e LSI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje