Oliver Schmitt: Europa nuk duhet ta tolerojë retorikën e Erdoanit në Ballkan

1 Korrik 2016, 18:11Rajoni TEMA

Se Rexhep Taip Erdoani është i fiksuar pas historisë osmane, këtë e tregojnë shumë shembuj. Më 29 maj 2016 ai me plot statistë në kostume jeniçerësh festoi 563-vjetorin e pushtimit të Konstantinopojës, ndërsa dy vite më parë, siç shkruan historiani Oliver Jens Schmitt në numrin e së premtes të gazetës zvicerane «Neue Zürcher Zeitung», Erdoan foli para komunitetit turk në Vjenë, me ç’rast e quajti veten «nip të Sulltan Sulejmanit» dhe «nip të Kara Mustafës», pra si pasardhës i komandantëve osmanë të rrethimit të Vjenës në vitet 1529 dhe 1683.

«Kësisoj historia osmane, më saktë historia e sulmeve osmane kundër kryeqyteteve të perandorive të mëdha kristiane po instrumentalizohet zyrtarisht për qëllimet e veta nga (partia e Erdoanit) AKP», shkruan Schmitt.

Schmitt përkujton se në vitin 2013 gjatë vizitës në Kosovë Erdoan tha se Kosova është Turqi dhe Turqia Kosovë. Po atë vit ndërsa po kthehej nga një udhëtim në Afrikën Veriore Erdoan nga aeroporti i Stambollit përshëndeti Sarajevën, Mekën dhe Medinën. «Politikanë të Ballkanit si ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha, të cilët e mbajnë të hapur opsionin turk, kanë përvetësuar këtë retorikë dhe kanë folur, për shembull, për lidhjet e gjakut të shqiptarëve me turqit», shkruan Schmitt.

Sipas tij në Europë tepër gjatë nuk është marrë seriozisht retorika e Ankarasë dhe jehona e saj në Ballkanin postosman. Ka munguar vetëdija mbi atë se sa i bindur është kryetari turk me misionin e tij historik dhe kanë munguar po ashtu edhe parakushtet për një qasje kritike ndaj retorikës neoimperiale, e cila e ka shoqëruar politikën neoimperiale të Erdoanit në territoret e përmendura nga Erdoani. Schmitt thekson se viteve të fundit është shtuar ndikimi i Turqisë në Ballkan dhe ajo është bërë një kundërlojatare e BE-së në rajon. «Tepër gjatë politika e historisë e Erdoanit është toleruar nga elita europiane, kujtesa kulturore e së cilës nuk është shumë e thellë», kritikon Schmitt.

Schmitt kritikon jo vetëm politikanët, por edhe shkencëtarët që merren me osmanistikë dhe të cilët kryesisht preferojnë të heshtin përballë retorikës neoosmane të Erdoanit. «Vitet 1529 dhe 1683 paraqesin kthesa të rëndësishme në historinë osmane. Para Vjenës më 1529 mori fund fushata në dukje e pandalshme ngadhënjimtare e ushtrisë osmane. Më 1683 dështoi sulmi i madh dhe i motivuar edhe nga feja kundër Perandorisë së Shenjtë Romake. Deri në vitin 1699 Perandoria e Habsburgut rimori ultësirën e Panonisë dhe u shkaktoi osmanëve humbjen deri atëherë më të madhe territoriale. A dëshironte Erdoan të imponojë një kulturë të re përkujtimi, kujtimin në dy prej humbjeve më të mëdha osmane? A dëshironte ai – ngjashëm me mitin serb të Kosovës – të krijojë një legjendë të re osmane mbi triumfin dhe disfatën?», shkruan Schmitt, i cili së shpejti do të editojë librin «The Ottoman Conquest of the Balkans. Interpretations and Research Debates» (botues: Verlag der Österreichischen Akademie der Wissenschaften).

Në tekstin e tij Schmitt kërkon që në Europë të debatohet hapur mbi retorikën e qeverisë turke, e cila përkrah hulumtues të cilët në kontekstin osman viktima i shohin vetëm myslimanët. Kush merret me rrethanat e pushtimit osman, me legjitimitetin apo refuzimin e sundimit osman nga popullsia shumicë kristiane, me kontributin integrues të perandorisë apo me trashëgiminë e saj, ai hyn në terren delikat politik, thekson Schmitt.

15 komente në “Oliver Schmitt: Europa nuk duhet ta tolerojë retorikën e Erdoanit në Ballkan”

  1. Qytetari i censuruar (pa asnje shkak) says:

    “Nje shtet i cili mohon haptazi identitetin kombetar te shqiptareve nuk eshte dhe nuk mund te jete mik i shqiptareve” (V. Kurtishi)

    1. Alex says:

      Te drejte ke o Schmit po hajde ti mbushesh mendjen Turk-Arnautave, qe Turku i Shuros (duke perpjekur ti ndryshje Historin ne Librat Shkollore) dhe keta vazhdojne akoma ti thone Vella.

    2. Alex says:

      Me rastin e 563 vjetorit te renie se Kostandinopojes (1.100 vjecare) ne duart e Arabo- Mongolve- Otoman.
      Një gazetar turk, Argkis Eddin, i cili me anë të një artikulli në të përditshmen Sabah paraqet me objektivitet një seri të vërtetatsh historike.
      Titulli i artikullit është: “Bashkatdhetar Turq, të ndaloni festimet e Rënies se Kostandinopojes, dhune te mjaftueshme kemi dhënë ne Lindjen me veprimet tona ..”.
      Eddin Argkis thekson se turqit nuk duhet të mburret një pushtimin dhunshme, e cila u zhvillua para gjashtë shekujve. Vetem dhune te mjaftueshme kane sjell ne lindje. Nuk duhet më shumë.
      Lexo më shumë artikullin:
      – “Nëse organizohej një konferencë ne Athinë me Teme: ” Ne do të marrë përsëri Kostandinopojen’…
      – Në qoftë se ata talleshin me ushtarët qe u futen me forca ne murret e blinduara te qytetin … (si ne e bëjmë në Turqi çdo vit!)
      – Në qoftë se një djalë i veshur si grua i famshëm grek Nikiforos dhe pothuajse mitike Digenis Akritas i kapur nga toni Ouloumpatli Hassan dhe për të rrënuar më poshtë …
      – Nëse papritmas dikush hyri në qytet veshur perandori Kostandin në një kalë të bardhë dhe të ardhshëm në një tjetër si Loukas Notaras, si George Franxis dhe hyri si përfaqësues të qytetit … (si ne bëjmë në Turqi çdo vit!)
      – Në qoftë se ata bënin nje maket te Shen Sophia ku nuk do te kishte Minare por Kryq !! ….
      -Nëse digjte thimjan dhe lexonte himne tha, ne do të duam?
      Ne nuk do ti dëshironim dhe do të “digjnim” botën, kështu që ne do të mirnim në telefon ambasadorin tonë në Greqi.
      Pastaj, perse e bejme këtë çdo herë?
      Ata kaluan 556 vjet dhe festojme (Rënien) sikur të ishte dje?
      Për shkak se çdo vit në këtë kohë, (me këto festime, kur i bëjme) shpallin botës se:
      “Këto vende nuk kanë qenë tonat, kemi ardhur dhe i morrem me forcë.”
      Perse sillni në kujtesë një ngjarje te turpshme të gjashtë shekujve me pare?
      A në sub-koshiencen tuaj është frikë se Poli (Kostandinopoja) një ditë do të kthehet?
      Mos ki frikë, nuk është ajo që disa thonë se të trashë e Ergenekon në kushtet e 1919.
      Mos kini frikë, 9 milionë grekë nuk mund të marrë qytetin e 12 milion, edhe në qoftë se të marrë nuk mund të jetoj.
      Në qoftë se themi se shkatërruar dhe plackitem qytetin për tri ditë e tri net në vazhdimësi çfarë të përgjigjem?
      Ne do të mbrojmë veten në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, ose të lënë atë të historianëve?
      Në vend të krenarisë në qytetet e pushtuara, le të mburremi se kemi krijuar, nëse ka ndonjë. Por nuk ka asnjë.
      Të gjitha ne Asin Lindore jane një rajon i pushtuar me forcë …

      1. Nallbani says:

        @Alex, duket se ke trunin e peshurret nga popat e kishes orthodoxe serbo-greqe,
        simbas logjikes tonde u dashka te nxjerrim te githe Spanjen para tribunalit ne Strasbourg, sepse ajo ne mesjete iu vodhi arin Inka’sve ne Ameriken Jugore?
        E them me te drejte, qe logjika ‘christiane’ oshte ma e shendoshe se ajo e mykura byzantino-orientale!

  2. Prokuroria says:

    E me te lumte, prandaj politikanet tane si Berisheqenidiktatori, si nanokurvahajduti, metamutikrimi dhe ramanarcistihorripervers sa here qe e kane pisk me ameriken dhe BE shkojne e ulen kembekryq me sulltanin e rradhes ne Turqi dhe flasin per periudhen 500 vjecare te roberimit te cilen e konsiderojne vllazeri sepse kane interes te sundojne . Shikoni sa skandaloze kryeministri i Shqiperise u ul kembekryq me horrin turk dhe nuk kishte asnje simbol Shqipetar. Ai ishte ky nje presion ndaj perendimit? Po thellesisht po dhe Ismail Kadare eshte nje nga njerezit me te medhenj te ketij vendi dhe i ka pershkruar keto histori te ndyra te ndyresirave shqiptare ne librin “Mosmarrveshja” lexojeni dhe kuptoni se kush ju drejton juve o Shqipetare.

  3. rako ferra says:

    Z Schmitt
    Zgjidhja eshte e lehte dhe eshte ajo qe s ka bere kure europa me ballkanin
    Vonon vonon futjen e shteteve te ballkanit perndimor ne BE
    DHE per sa kohe qe vonon apo neglizhon ne kete ceshtje aq me shume do te shtohet influenca turke ne rajon
    Faji nuk eshte i Erdoganit
    Ai ushtron politiken dhe intersat e Turqise ne rajon
    Pyetja eshte ka interesa Europa ne ballkanin perndimor?
    Dhe ne qofte se po atehere pse vonon apo pengon nje procese te sterzgjatur te futjes se ketyre vendeve ne familjen europiane!!!
    Atehere pse ,sillet me shtetasit e ketyre vendeve si europiane te kategorise se dyte !
    Pra fajin duhet ta shikojme tek politika e Brukselit dhe jo se cben Erdogani ne Rajon

  4. Kuq e zi says:

    Europa xhelozohet kur te tjeret e parakalojne
    Por e verteta eshte qe europa e ka braktisur shitur dhe tradhtuar shume here ballkanin duke filluar nga emri

    1. Jo Ballkanin po Shhqiperine Ballkani eshte shqiptare dhe kete te vertete nuk e ka qef Europa ne te semes shkoft kjo Europe e ka marr rrugen e m…

  5. xxx says:

    Turku eshte forc si ushtarake si ekonomike,i vetmi shtet qe se ka nji cent borgj,mjaftojn keto te dhena per njerz qe kan tru,per ata qe skan salih shpellari eshte hero.

  6. bobi says:

    Politika shqiptare e ka nga halli qe i ben veri sulltan ertoganit, shqiperia ka nje fqinje si greqija qe po mos te ishte presjoni i turqise do na kishte shkaterruar si shtete. Shqiperia nuk ka force te mbrohet vete turqia eshte i vetmi shtete i provuar si ne 97 kur ushtria greke me preteksin qe te mbronte minoritetin e saj donte te futej dhe te zaptonte pjese nga territori shqiptare. Nga greku nuk na mbron as amerika dhe asnje vende i evropes, turqia dhe me shum pwr intwresat e saj na mbrone, kurse ne si shqiptare kjo na intereson qe te jemi te mbrojrur. Shteti greke eshte rreziku me i mathe pwr shqiprine ka nje ligje lufte nuk na njehe kufinjet shteterore, se te gjithe flasin vetem per ligjin e luftes dhe asnje polirikane nuk i kwrkon greqise te na njohe kufinjet shteterore.

  7. Arti says:

    Ke shume te drejte zoti Schmit mire myslimanet e shqiperise pra turqit se ne nuk i themi myslimane por turqe se kushtu jane, po ky palloshi Edi Rama si shume i afert eshte me turqit.

  8. y says:

    i ke rene pikes o bobi. une do te theme, qe te jemi me te sigurt, te bashkohemi me turqine.

  9. anticensurë 543234 says:

    ske faj ti o karabush shmiti!!
    bëre gjithçka për të ulur simbolin e shqiptarëve,simbolin e rezistencës kundër pushtimit turk,për llogari të sërbëve,tashti të vika keq për pasojat e gomarllëkut tënd!!
    libri yt pavarsisht fakteve historike të mbledhura prej teje,ishte një ndyrësi!!një ndyrësi që nënvleftësonte deri në mohim luftën e tij kundër turqve!!një ndyrësi që ndihmoi propagandën vehabiste që filloi në atë kohë në trojet shqiptare!ai libër ndihmoi ndyrësirat turko arabe në propagandën e tyre jo vetëm kundër historisë tonë por dhe kundër kombit shqiptar!!ti duke mohuar,ose më mirë,duke u përpjekur të mohosh përkatësinë etnike të gjergj kastriotit ju dhe dorë vehabistëve që luftën e tij ta quanin si luftë të sërbit kundër turkut!!
    kështu mor historian pa as më të voglën largpamësi!!
    miopia tënde nuk solli erdoganin në fuqi!ajo vetëm se i hapi rrugën për politikën e tij!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje