Franca në gjysmëfinale "shkrin" Islandën

3 Korrik 2016, 23:00Sport TEMA

Franca është gjysmëfinalistja e katërt në këtë kampionat europian, duke eleminuar në fazën e çerekfinaleve një nga surprizat e këtij edicioni Islandën.

Një fitore spektakolare e skuadrës së drejtuar nga Didier Deshamap që shënuan pesë gola në portën e Islandezëve, ndërsa u ndëshkuan me dy.

“Gjelat” e siguruan kualifikimin që në pjesën e parë duke shënuar katër gola.

I pari që hapi serinë e golave ishte sulmuesi Oliver Giroud duke u pasur më pas nga ana e Pogbas që shënoi golin e parë në europian, Payet, dhe Greizman duke shkuar në dhomat e zhveshjeve me një kualifikim të sigurtë.

Në pjesën e dytë Islanda reagon duke shënuar me anë të Sigthorsson, por që gëzimi nuk zgjati shumë pasi sërish Giroud shënon golin e pestë dhe të dytin pesonal për Francën.

Në fund të ndeshjes do të vinte dhe goli i fundit për Islandën me anë të Bjarnason që tregohet i saktë me gjuajten me kokë.

Një kualifikim i merituar për Francën që do të gjejë në gjysmëfinale Gjermaninë.

Ndërkohë Islanda largohet me kokën lartë nga ky kampionat duke i mahnitur të gjithë me performancën e saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje