Më shumë se 20 mijë fansa futbolli kanë pushtuar Lionin ditën e sotme në pritje të ndeshjes kundër Portugalisë.
Uellsi ka shkruajtur historinë duke arritur për herë të parë në një gjysëmfinale të një kompeticioni të rëndësishëm, dhe fansat e tyre nuk i kanë lënë në baltë duke i ndjekur masivisht në stadiume.
Përballja me Portugalinë duket e vështirë në letër, por sikurse treguan edhe me Belgjikën, në fushën e blertë gjithçka mund të ndodhë.