Dueli kokë më kokë, Gjermania mposht Francën...6 me 5

7 Korrik 2016, 15:29Sport TEMA

Sot, në Marseille luhet ndeshja epike Gjermani-Francë, e vlefshme për fazën gjysmëfinale të Kampionatit Evropian 2016. Dy skuadrat janë nga më të shtrenjtat e turneut: “gjelat” aktualisht vlejnë 487 milionë euro, kurse kampionët e botës 580 milionë (burimi: “Transfermarkt”). Po sa të fortë janë me të vërtet këta yje në raport me njëri-tjetrin në duele të përcaktuara bazuar te pozicionet në fushë? Këtë vlerësim e ka bërë gazeta gjermane “Bild”.

“Ne në përgjithësi jemi më të plotësuar si skuadër krahasuar me francezët, por sulmi i ekipit trengjyrësh është i fortë si shkëmb dhe më në formë se sulmuesit tanë”, – shkruan e përditshmja prestigjioze. Sipas saj, dueli i drejtpërdrejtë ndërmjet yjeve nxjerr fituese kombëtaren gjermane. Me hatër apo me meritë, këtë do ta vulosë sot fusha.

Porta s’diskutohet, fiton gjiganti Neuer (1-0)

“Bild” nuk zgjatet shumë kur diskutohet për duelin e gardianëve të portës. “Ne kemi portierin më të mirë në botë. Kjo duket edhe në shifra: Neuer në Evropian ka pritur 89% të gjuajtjeve në portë, kurse Lloris vetëm 56%. Neuer ka pësuar vetëm një gol, kurse kapiteni francez katër”, – argumenton gazeta.

Mbrojtja, “e blinduar” nga kampionët (4-0)

Gjermania del fituese edhe në repartin e mbrojtjes. Sipas “Bild”-it, Kimmich nga e djathta e mposht rivalin e tij Sagna, i cili po plaket. Në qendër, Boateng ka vërtetuar se mund të shpallet “Lojtari i turneut” me performancat e tij. Ai ka fituar 78% të dueleve gjatë “Euro 2016”-s, teksa rivali i tij Rami është i avashtë. “Bild” pranon se Koscielny është një mbrojtës i fortë, por Höwedes ndaj Italisë tregoi çfarë kalibri është. Në krahun e majtë, Evra gjithashtu humb duelin me Hectorin. Francezi ka qenë lojtar i klasit botëror, tani jo më.

Në mesfushë ylli është juventini Pogba (1-2)

Në duel me francezin Matuidi, gjermani Kroos fiton lehtësisht, pasi deri tani ai ka qenë ora e skuadrës dhe mbreti i pasimeve: 94% të sakta. Edhe Matuidi pason saktë, madje vetëm 1% më pak se ish-ylli i Bayernit, por Kroos është përfshirë duke tentuar gjithsej 30 gjuajtje drejt portës, kurse Matuidi nuk ka qenë i rrezikshëm, shkruan “Bild”. Dueli Schweinsteiger- Kanté nxjerr fitues këtë të fundit dhe kjo nga forma e dobët fizike e kapitenit të “pancerave”. Ndërkohë, Özil ka luajtur me hope në Evropian, ndryshe nga rivali i tij Pogba, superylli i Francës. “Bild” e pranon se mesfushori i Juventusit është gjithnjë e më mirë nga ndeshja në ndeshje.

Sulmi “nxjerr jashtë loje” gjermanët: 0-3

Për sa i përket sulmit, “Bild” nxjerr fituese Francën pa mëdyshje. Në krahun e djathtë, gazeta gjermane krahason Schürrlen (nuk dihet a do të luajë) me Griezmannin dhe natyrisht që ky i fundit fiton, ashtu si Payet në duel me bavarezin Götze në të majtë, i cili ka tentuar vetëm 7 gjuajtje të pasuksesshme gjatë Evropianit. Dhe, i fundit dhe mbase më interesanti është dueli Müller-Giroud. “Bild” thekson se francezi është më mirë aktualisht, ai ka shënuar tre gola në “Euro 2016”. Në 11 ndeshjet e fundit me kombëtaren, Giroud ka shënuar 10 gola. Müller? Zero gola deri tani në Francë.

Përfundimi: Gjithsej Gjermania ka 6 lojtarë më të mirë se Franca, por bie në sy fakti se ofensiva e “gjelave” rrëzon lehtësisht atë të kampionëve të botës. Bazuar te këta vlerësime, ndeshja e sotme do të jetë dueli i “së plotës” me “së pjesshmes”. Do të fitojë grupi apo individualitetet, këtë e marrim vesh pas gjysmëfinales./ Telesport

1 komente në “Dueli kokë më kokë, Gjermania mposht Francën…6 me 5”

  1. ☆Gopisti i NSHRAK-ut☆ says:


    ♢♧♤
    Nuk duhet vetëm sy
    Për këdo që e shikon
    Nuk duhen vetëm veshë
    Për këdo që e dëgjon:
    Më shumë se çdo herë tjetër
    Deutschland, del Kampion!
    ♡♤♧

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje