FOTOT/ Historia e pabesueshme e "Tarzanit" real që jetoi 41 vjet në xhungël

8 Korrik 2016, 13:39Lifestyle TEMA
FOTOT/ Historia e pabesueshme e "Tarzanit" real që jetoi 41 vjet

Historia e një vietnamezi dhe djalit të tij është sa e pabesueshme aq edhe kurioze.

Djali i tij mund të cilësohet padyshim si Tarzani real pasi ka jetuar për plot 41 vite në xhungël.

Ho Van Lang, 44-vjeçar dhe babai i tij Ho Van Thanh 85-vjeçar, kanë jetuar për 41 vjet në pyjet e distriktit Tay Tra në provincën Quang Ngai pasi kishin ikur nga lufta e Vietnamit.

Të dy ndërtuan një shtëpi në pemë dhe kanë jetuar duke ngrënë minj dhe duke u veshur me lëkurët e kafshëve që vrisnin.

Thanh, veteran i luftës, kishte vendosur që të largohej nga fshati i tij në vitin 1972 dhe me vete kishte marr djalin e tij dy vjeçar Lang, pasi gruaja e tij dhe dy fëmijët e tjerë ishin vrarë nga sulmet ajrore amerikane.

Vetëm në vitin 2013, ata ishin zbuluar në thellësinë e pyjeve nga disa banorë lokalë dhe prej atëherë kanë filluar që të përshtaten me civilizimin,

Megjithatë shtëpia e tyre e re gjendet shumë afër xhunglës.

1 komente në “FOTOT/ Historia e pabesueshme e “Tarzanit” real që jetoi 41 vjet në xhungël”

  1. Loku says:

    Keshtu I kemi mLoket ne

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje