Policia ka dhënë detaje në lidhje me një aksident të ndodhur mbrëmë në Delvinë ku u raportua një person i vdekur.
Policia ka kërkuar falje duke thënë se 27-vjeçari B.P, është gjallë.
“Në lidhje me njoftimin e dhënë nga policia për aksidentin e ndodhur në 09.07.2016, rreth orës 20:00, në aksin
rrugor Sarandë Delvinë, ndërmjet një automjeti dhe një motorçiklete, sqarojmë se:
Në informacionin paraprak njoftuam se drejtuesi i motorçikletës shtetasi Bledar Pula, 27 vjeç, banues në
Delvinë, kishte ndërruar jetë.
Fatmirësisht ky shtetas është ende në jetë, megjithëse në gjendje shumë të rëndë. Gjithashtu edhe pasagjeri që udhëtonte në automjetin që drejtohej nga Igli Seiti ( pasagjeri Sh.S është babai i Iglit), ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Policia u kërkon ndjesë familjarëve për këtë lapsus të ardhur si pasojë e komunikimit të parë në momentin e aksidentit.”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Mos i shqetesoni shume ju te Plicise !
Pas asaj qe ngjau ne Aeroportin e Rinasit , ne populli ” kemi shume besim tek Ju” !
O tarrasa policia nuk ka asnje lloj lidhje me Rinasin por privati qe Saliu qe ja pat futut sateme i kishtr dhene koncesionin e ruajtjes, ndersa gabime ne njoftime behen ne te gjithe boten,,,,,,,, kuptove o tarrasa deri sa ska me.
Po pse nuk thote policia qe ishin te dy pa dokumenta dhe motori edhe makina , pergjegjsia e tyre totale qe lejojne mjete pa dokumenta ne rruge . Kane kaq shume kohe qe levizin ne Delvine pa doc dhe policia I di . Por nje tufe te pa afte qe meren vetem me njerzit e ndershem qe e kane makinen per te punuar .,.vendosin gjoba , shtet kot ,shtet pazaresh asgje tjeter .