Prokuroria për përgjimin “150 mijë euro”: Prokurori e kërkoi vetë transferimin!

10 Korrik 2016, 13:20Kronika TEMA

Deklaratat e të akuzuarit si kreu i bandës së trafikut ndërkombëtar të drogave të forta, Jurgen Molla, për pagesën e 150 mijë eurove për transferimin e prokurorit të çështjes, vazhdojnë të ngrejnë hije dyshimi edhe pas reagimit të Prokurorisë së Përgjithshme në lidhje me këtë çështje.

Edhe pse Prokuroria e Përgjithshme sqaron se prokuori Anton Martini, për të cilin aludohet se janë paguar 150 mijë euro për transferimin e tij në Shkodër, nuk ka qenë prokurori i Arben Prendit, për të cilin Jurgen Molla pretendon se po e ndihmonte duke transferuar prokurorin, sërish fakti që Molla kishte informacion të saktë mbi transferimin e prokurorit, madje edhe ditën që ishte firmosur transferimi i tij, vazhdojnë të hedhin hije dyshime mbi këtë rast.

Sipas sqarimit të prokurorisë, Anton Martini e kishte kërkuar vet transferimin në Shkodër, fakt i cili konfirmohet edhe me kërkesën përkatëse të Martinit. Por fakt tjetër është që, dy ditë para goditjes së bandës së trafikut të droges, mes të cilëve edhe Jurgen Molla, Këshilli i Prokurorisë sërish me kërkesë të Anton Martinit ka votuar rikthimin e këtij të fundit sërish në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, votim i cili pret vetëm firmën e kryeprokurorit Adriatik Llalla, raporton TCH.

Hetimet e mëtejshme, si dhe deklaratat e Jurgen Mollës tashmë të arrestuar, pritet të hedhin dritë mbi këto dyshime mjaft të rënda për transferime prokurorësh, për të cilat janë në dijeni edhe krerët e bandave kriminale.

1 komente në “Prokuroria për përgjimin “150 mijë euro”: Prokurori e kërkoi vetë transferimin!”

  1. sala yt says:

    Mos genjeni z.Prokuror,se nuk ju beson askush,as Sala me Meten qe te kane besuar ket detyre.Ti je ashtu sic ke dhe mbiemrin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje