Grabitja në Rinas, në hetim dy grupe kriminale

9 Korrik 2016, 16:22Kronika TEMA

Hetimet për zbardhjen e grabitjes së datës 30 Qershor në Rinas janë intensive.

Sipas të dhënave nga policia, po hetohet për dy grupe kriminale, një në zonën e Burrelit dhe një grup tjetër me tendencë grabitje me pjesëmarrjen  e disa shtetasve kosovarë dhe disa personave nga Kukësi.

Pjesëtarë të grupit hetimor kanë mbajtur kontakte të vazhdueshme dhe me policinë kosovare me qëllim sqarimin e dyshimeve për grupin e personave që dyshohet të kenë hyrë ilegalisht nga kufiri në Morinë.

Paralelisht katër persona, tre nga Burreli dhe një nga Laçi me precedentë të mëparshëm penal në vjedhjet me armë brenda vendit, por kryesisht në Itali, janë dhe duke u mbajtur nën vëzhgim për qëllime hetimore.

Zyrtarisht u deklarua se në mjetin e blinduar ku ndodheshin paratë e një banke të nivelit të dytë, mesditën  e 30 Qershorit nga tre persona të armatosur që lëviznin me një mjet tip Benz ngjyrë vishnje, brenda  Aeroportit të Rinasit u grabitën rreth 1 milion euro.

3 komente në “Grabitja në Rinas, në hetim dy grupe kriminale”

  1. Jani says:

    Ore gjejeni me pare kush ju ka dhene informacionet per transferimin e parave, dhe shikoni sa shpejt do te gjeni hajdutet!!!!!

  2. Dr says:

    Ca grupe kriminale ??! kujt mendoni se ia hidhni !!?? Eshte policia,shteti vete,njerezit e shtetit qe organizojne keto grabitje dhe vrasje dhe ….zhduken….
    Ve bast,edhe kjo grabitje eshte njelloj si te tjerat,si vrasja e Santos etj,etj….

  3. petraq says:

    verifikim i plote i rrethit shoqeror te pun onjesve te bankes qe ka nxier valuten t atyre qe e trasportuan dei ne aeroport e sidomos te rojeve e te punonjesve te aeroportit.hajdutet jaane te kapur lidhjet e ketyre njerezve me partine demokratike.te behen kontrolle shtepish me sondazhe ne lagjet periferike te tiranes ne anen e aerodromit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje