Gjykata britanike refuzon ekstradimin, Francesco Becchetti: Jam i përndjekur politikisht

8 Korrik 2016, 15:54Kronika TEMA

Një gjykatë në Britani ka refuzuar sot ekstradimin e Francesco Becchettit në Shqipëri, ku akuzohet për pastrim parash.

Pas këtij vendimi, që pritet të apelohet nga pala shqiptare, Becchetti ka thënë se ai është i përndjekur politik.

“Gjyqtarja në Gjykatën e Magjistraturës të Westminister, Zj. Tempia, sot vendosi se procedurat e ekstradimit të Shqipërisë kundër Francesco Becchetti-t dhe Mauro De Renzi-t kanë qënë një abuzim i mirfilltë i procesit gjyqësor dhe duhet të ndërpriten”, thuhet në njoftimin që ka shpërndarë zyra e italianit.

 “Ndjehem mirë me vendimin e sotëm dhe gjithashtu mirnjohës me gjyqtaren angleze,  që e shqyrtoi me kujdesin e duhur profesonal këtë çështje.

 Gjykatësja në fjalë, ka konstatuar, se Shqipëria ka dizinformuar për të manipuluar Gjykatën angleze duke abuzuar kështu me procesin e ekstradimit.

Vendimi i gjyqtares dëshmon qartë, siç kam thënë gjithmonë, se proceset penale kundër meje në Shqipëri kanë qënë të motivuara politikisht.

Unë do të vazhdoj të ndjek procedurat përkatëse ndaj Qeverinë shqiptare, për dëmin e madh që i ka shkaktuar jo vetëm biznesit tim por dhe qindra njerëzve dhe familjeve të tyre që kanë punuar për mua”, deklaroi ndërkohë Becchetti.

3 komente në “Gjykata britanike refuzon ekstradimin, Francesco Becchetti: Jam i përndjekur politikisht”

  1. esmael kadar says:

    ja se nga e marrin shembullin gjyqtaret shqiptare te demokracis.
    kurrrrrrr s do ket drejtsi,sa te ket demokraci,se demokracija dhe drejtsija jan ne opozit. demokracija perkrah lirin, lirija esht krim, drejtsija dhe lirija jan ne kundershti me njera tjetren.

  2. AGIM ANASTASI says:

    KJO ESHTE DREJTESIA PER TE CILEN MBURREN NE PERENDIM DHE PO LUFTOHET TE KONSUMOHET EDHE NE SHQIPERI. I AKUZUARI THOTE SE ESHTE I PERNDJEKUR POLITIK. NDERSA GJYKATESIT PREKEN JO PAK DHE KUJTOJNE THIRJEN QE NJE PERSONAZH I FILMAVE PER FEMIJE ,NE AMERIKE ,THOTE SE AI QE PAGUAN KA GJITHMONE TE DREJTE. NDAJ PERFUNDIMISHTE SHOQERIA MOS FANTAZOI SHUME ,SE REFORMA DO BEJE ÇUDIRA. NE SISTEMIN E KEMBIMIT ,E DREJTA ESHTE MALL DHE AI QE PAGUAN,FITON TE DREJTEN. MUNDESH TE KESH TE DREJTE ,POR JO QE TE MUNDESH TA FITOSH ATE.

  3. British pervers justic says:

    Racizmit tradicional Anglez ndaj Shqiperise, tani i shtohet dhe qendrimi pervers ndaj BE-se dhe vendeve aspirante.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje