PADIA/ Përplasja me KLD: Magjistratët kërkojnë 200 lekë dëmshpërblim

8 Korrik 2016, 10:55Kronika TEMA

Në një kohë që nevojitet vetëm procedura e betimit para Këshillit të Lartë të Drejtësisë për të nisur zyrtarisht punën si gjyqtarë, pesë nga nëntë magjistratët e dekretuar më 23 qershor presin përballjen në Gjykatën Administrative me Presidentin e Republikës dhe KLD­-në. Përplasja e magjistratëve, e shumëdiskutuar javën e kaluar, ka në thelb pretendimin e tyre për shkelje të ligjit nga ana e KLD­së, për emërimin e magjistratëve të vitit 2014­2015 me short dhe jo në bazë të vlerësimit të tyre

“Panorama” ka siguruar padinë e plotë të nënshkruar nga pesë magjistratët, e ndryshuar pas dekretimit të emërimeve të tyre nga ana e Presidentit të Republikës, Bujar Nishani. Përmes saj, magjistratët kërkojnë anulimin dhe konstatimin e pavlefshëm të procedurës së shortit në KLD, të propozimit për emërimin e tyre dhe të dekreteve të Presidentit të Republikës. Paditësit i kërkojnë Administratives si masë sigurimi pezullimin e nëntë dekreteve të Presidentit të Republikës, pasi nga dita në ditë ata presin të bëjnë betimin dhe të nisin ushtrimin e detyrës. Sipas paditësve, në rast se Administrativja pranon padinë e tyre, atëherë vendimet e dhëna prej tyre do të kthehen në nul.

“Duke qenë se jemi në këto kushte urgjence, ku çdo ditë mundet të kushtojë pamundësi në rivendosjen e të drejtave subjektive dhe cenimin e interesave publike nga dhënia e vendimeve gjyqë­ sore nga gjyqtarë të pacaktuar me ligj, kërkojmë nga gjykata pezullimin e dekreteve të Presidentit të Republikës”, thuhej në padi.

Dëmshpërblimi

Përveç pretendimeve për anulim dhe konstatim të pavlefshëm të vendimmarrjeve të KLD­së dhe dekreteve të Presidentit, pesë magjistratët paditës kërkojnë edhe të dëmshpërblehen nga KLD­ja dhe Presidenti. Në padinë e tyre, magjistratët pretendojnë se nga veprimet, sipas tyre, në shkelje të ligjit, u kanë shkaktuar dëm moral dhe ekzistencial. “Detyrimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Presidentit të Republikës të dëmshpërblejnë solidarisht secilin prej palëve paditëse me shumën 100 lekë për dëmin moral dhe 100 lekë për dëmin ekzistencial të përjetuar nga fakti i paligjshëm”, thuhej në padi.

Magjistratët paditës theksojnë se dëmshpërblimin nuk e synojnë si mjet pasurimi, por vetëm sadisfaksioni moral ndaj situatës së përjetuar nga fakti i paligjshëm i shkaktuar nga të paditurit. Po ashtu, paditësit kërkojnë detyrimin e KLD­së dhe Presidentit që të paguajnë kamatëvonesat e arrira të çdo vlere të mësipërme dëmshpërblimi, për secilën prej palëve paditëse.

1 komente në “PADIA/ Përplasja me KLD: Magjistratët kërkojnë 200 lekë dëmshpërblim”

  1. ALBAN DEGA says:

    Sent: Saturday, June 25, 2016 at 7:11 AM
    From: “Alban Dega”

    Opinione

    A ESHTE NE METRO MINISTRI I DREJTESISE

    – Meritokracia ne cdo lem te jetes eshte motor perparimi, Zoti Manjani…!

    – Nga Alban Dega , Nju Jork

    Ylli Manjanin, sic del nga goja e tij e ka kapluar zhegu afrikan… Ka shkuar per lesh, thote populli.
    Pasi votoi perkrah kapterrit te Berishes ne Presidence Bujar Nishani per nente magjistratet, ai sot mbrojti ne menyren me idioteske te mundur emerimet e tyre te kunderligjshme.
    …” Eshte shume me e ndershme keshtu ( lexo ne kundershtim flagrant me ligjin ) se sa te krijojme hapesira tipike si ato te komiteteve ekzekutive ku po te ishe student i mire merrje bursen e mire”, deklaroi ministri i Drejtesise Ylli Manjani ndaj vendimit antikushtetues e antiligjor te KLD-se berishiste.
    Nderkohe Presidenti calaman i PD-se Bujar Nishani vrapoi me te katra qe te nenshkruante brenda 24 oresh pavaresisht se ishte njoftuar publikisht brenda e jashte Shqiperise padia e pese magjistrateve per shkeljet ligjore lidhur me emerimin e tyre ne Gjykaten Administrattive.
    I njejti President qe qelloi me top kunder Saimir Tahirit, Erion Veliajt per gjoja protestat e kercenimet e sajuara nga Bosi i tij Berisha kunder Gjykates se Apelit per ndertimet e paligjshme te berishisteve tek Diga e Liqenit dhe per pezullimin rrufe te Drejtorit te Policise se Shtetit Cako, tani nuk pret cfare do te vendose gjykata per padine e tyre por shkel me trurin e tij calaman dhe cinik mbi gjykatat.
    Pra si Nishani edhe Manjani jane ne sinkron te plote jo vetem ne kete rast por edhe lidhur me kundershtimin dhe sabotimin e Reformes ne Drejtesine e sterkorruptuar shiptare.
    A eshte ne metro ky ministri i Drejtesise se sterkorruptuar shqiptare te mbushur me gjyqtare Plepash e prokurore Domosdove, si Gjin Gjoneret , Adriatik Pallat e Besim Hajdarmatajt, ndersa degdisin nga njeri skaj ne tjetrin te Shqiperise magjistrate me rezultate te shkelqyera e dinjiitet.
    E ka drejtesine ne nivel Universtetesh Plepash e Akademish Domosdove me Gjin Gjoner e Adriatik Palla dhe Ylli Manjani na ben garipin e Profesorin, na ben hajgare me Komitetet Ekzekutive qe ishin ne nivel akademikesh te vertete ne krahasim me plehrat e Plepave dhe Kristaleve, Vitrinave… te analfabetizmit berishiane qe vetem shisnin diploma atyre qe paguianin me shume pa shkelur kurre ne to!
    Ne cfare Planeti jeton Ylli Manjani qe na ben jo vetem garipin por edhe kryemagjistratin, edhe diellin edhe shiun ne drejtesine e korruptuar e kalbezuar deri ne rrenje shqiptare!?
    Burse e mire per nxenesin, studentin e mire eshte ne nderin e jo per turpin e komiteteve ekzekutive shqiptare, Zoti minister.
    Ajo eshte nje merite dhe e drejte themelore njerezore qe ka lindur ketu e mbi 5000 vjet ne qyteterimin e kulturen me te lashte boterore ate kineze. Ata merrnin jo vetem bursa te mira por edhe shperbilime, gradime, nderime deri edhe nga perandoret e saj, ashtu sikurse edhe ne Romen, Greqine, Egjiptin, Indine e Lashte….
    Burse e mire, pune e mire, vleresim e nderim i mire per nxenes e studente te mire u ngrit ne shkallet me te larta ne tre shekujt e fundit, me Revolucionin Francez, Pavaresine Amerikes dhe demokracine.
    Meritokracia ne aresim dhe cdo fushe te jetes eshte motor perparimi !
    Tash e gati 250 vjet demokracia amerikane dhe ato evropiane e me gjere japin jo vetem bursa te perzgjedhura vete por edhe shperblime financiare dhe nderime deri nga Presidenti amerikan apo francez, Mbreteresha apo kryeministri britanik… qe nga shkollat me te famshme si Harvardi, Jale, Columbia, Princetown… Oxfordi, La Sapiensa…
    Mos valle edhe ata jane komuniste si komitetet ekzekutive qe ju antikomunistet 24 karat komunist.
    Ishin ato komitete qe e cuan edhe Ylli Manjanin ne shkolle per jurist. E KA merituar plotesisht sepse ka qene edhe nxenes edhe student i shkelqyer!
    Uroj te behet edhe minister i shkelqyer i Drejtesise, sepse me deklaratat e mesiperme dhe qendrimet ndaj reformes ne drejtesi eshte ngeles.
    Ylli Manjani dhe cdo qeveritar qe ne betimin e tyre jane si President apo kryeminister, minister i Drejtesise apo cfaredo llogje posti jane sherbetore publike te Republikes se Shqiperise dhe jo te LSI-se, as te PS-se, as te PD-se. Ashtu si Shqiperia eshte e te gjitheve edhe drejtesia eshte e te gjitheve.
    Shqiperia eshte e duhet te jete mbi cdo parti e mbi cilindo!
    Sa per komunizmin ai ka vdekur tash 25 vjet ne Shqiperi! “Nuk ka komunist me te keq se komuniztin antimkomunist” eshte shprehja e arte e antikomunistit te mirenjohur me vepra e jo me llogje Vicidoli, Vaclav Havel.
    Nese ke dyshim per kete shih mostren perfekte te antikomunistit 24 karat komunist tij Sali Berishen!

    Sent from my iPhone

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje