Policia e Tiranës raporton se ka arrestuar 7 persona gjatë aksionit të koduar “Seven”.
Personat e arrestuar posedonin lëndë narkotike dhe operacioni u përfundua pas një hetimi disamujor.
“Operacioni antidrogë i koduar “SEVEN”
Sekuestrohen 1 kilogramë e 257.8 gramë lëndë e dyshuar narkotike “Kokainë”
Arrestohen në flagrancë 7 shtetas.
Seksioni i narkotikëve ka finalizuar me sukses operacionin “Seven”, ku në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
1.Sasia prej 1 kilogramë e 257.8 gramë lëndë e dyshuar narkotike “Kokainë”.
2.Sasia prej 41.4 gramë lëndë narkotike e dyshuar “Kanabis sattiva”.
3.Shuma prej 12.800 euro.
4.15 Telefona celulare.
6.3 automjete.
7.2 peshore elektronike.
Arrestohen në flagrancë shtetasit:
1.Mikel Mitri, 45 vjeç, banues në Tiranë
2.Enea Mitri , 23 vjeç, banues në Tiranë
3.Donjet Zaloshnja, 33 vjeç, banues në Tiranë .
4.Selim Rama, 28 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për disa vepra penale. Neni 283 dhe 236.
5.Aurel Kafeja, 26 vjeç, banues në Tiranë.
6.Indrit Barçi, 26 vjeç, banues në Tiranë.
7.Llazar Buhani, 53 vjeç, banues në Berat.
Finalizimi i këtij operacioni u bë pas një hetimi disa mujor në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ku për shtetasit e lartëpërmendur posedoheshin informacione se ushtronin këtë aktivitet të kundraligjshëm. Nga specialistet kundër narkotikëve është bërë e mundur kapja në flagrancë me një sasi lënde narkotike të dyshuar si “kokainë” dhe “canabis sativa” .
Materialet proceduriale i’u dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal “Prodhim dhe Shitje të narkotikëve në bashkëpunim” në ngarkim të shtetasve të lart përmendur.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ore gazetare analfabete, e kuptoni ju fjalen “flagrancë” apo shkruani ashtu kot? Kjo fjale nuk eshte e nevojshme qe te bashkangjitej.
Na mbyten analfabetet. Po si nuk shkruajtet nje shkrim pa bere ndonje gabim?