Propozimi i BE/ Të legalizohet prostitucioni në Shqipëri

8 Korrik 2016, 09:18Kronika TEMA

EURALIUS, misioni i Bashkimit Europian për përafrimin e legjislacionit shqiptar me BE­në, sqaroi dje se pse duhet të ndryshojë Kodi Penal në lidhje me prostitucionin. Në një njoftim për mediat, EURALIUS shpjegon se në kuadër të ndryshimeve që do t’i bëhen Kodit Penal, nga Ministria e Drejtësisë, dy nene, 113 dhe 115 i Kodit Penal, duhet të shfuqizohen duke mos dënuar prostitutat që kërkojnë me dashje ta ushtrojnë këtë profesion.

“Si hap i dytë duhet të verifikohen krimet, përkufizimi i tyre dhe veçanërisht proporcionaliteti i dënimeve në raport me ashpërsinë e llojeve të ndryshme të krimeve. Në ketë aspekt duhet të merren disa vendime politike. Marrë si shembull, shtetet europiane janë duke diskutuar aktualisht dënimin e prostitucionit duke ndjekur modele të ndryshme. Disa shtete janë më liberale në qasjen e tyre, duke u mundësuar prostitutave daljen pa probleme, pa pasur frikën e sanksioneve penale, dhe e kufizojnë dënimin në rastet e prostitucionit të detyruar, përfshirjes së fëmijëve dhe raste të tjera të rënda. Neni 113 dhe neni 115 duhet të shfuqizohen. Por, meqenëse kjo mund të çojë në një diskutim politik i cili mund të shtyjë reformën, ky vendim mund të merret më vonë”, thuhet në sqarimin e EURALIUS­it. Në vijim, ata argumentojnë se përse duhet të bëhen këto ndryshime në Kodin Penal.

Strukturat e krimit të organizuar përdorin dënimin si kërcënim ndaj prostitutave për të mos u larguar. Një numër i madh i shteteve europiane nuk e ndëshkojnë prostitucionin si një krim, sepse ata dëshirojnë t’u mundësojnë prostitutave mbrojtje, si dhe mundësinë për ta lënë këtë profesion. Modelet europiane shkojnë përtej dekriminalizimit, p.sh., Gjermania qysh nga viti 2001. Në vend të vënies nën ndjekje penale, modeli europian u ofron sigurime sociale dhe shëndetësore, u jep siguri ligjore dhe u mundëson atyre kualifikimin në një profesion tjetër. Ky sistem lufton edhe aktivitetet e tjera kriminale të lidhura me prostitucionin e paligjshëm”, thuhet në sqarimin e ekspertëve ligjorë të BE­-së, raporton Panorama.

Sipas tyre, “Ministria e Drejtësisë po punon për një rishikim të plotë të Kodit Penal. Hapi i parë është të kontrollohet pjesa e përgjithshme e këtij kodi. Legjislacioni europian u jep zgjidhje çështjeve standarde (si p.sh., tentativa), të cilat mund të rregullohen në një mënyrë më të detajuar dhe mund të merren siç janë në legjislacionin shqiptar. Pasi të bëhet kjo, duhet të kontrollohet ndikimi në pjesën e posaçme të Kodit”.

3 komente në “Propozimi i BE/ Të legalizohet prostitucioni në Shqipëri”

  1. Kritiku says:

    Kur te zgjidhet ky problem ne te gjithe shtetet e BE-se, atehere le t’ia kerkojne Shqiperise qe te beje te njejtin veprim. Shqiperia nuk eshte akoma ne ate faze te zhvillimit shoqeror qe te lejoje nje ligj te tille. Nuk duhet te krahasohet Shqiperia me nje grusht banoresh me nje shtet me mbi 30 milion banore. Ne Shqiperi te gjithe jemi ose shoke ose te njohur ose ne lidhje krushqie apo familje me njeri-tjetrin. Nje person qe do te ushtronte hapur kete profesion nuk do te ishte i lire ne kete shoqeri.
    BE-ja te mos nxitohet qe te kerkoje te gjitha nga Shqiperia, por nje gje pas tjetres. Italia nuk e ka akoma te legalizuar kete profesion, perse duhet Shqiperia qe te behet aq “liberale”? Çdo gje do kohen e vet!

  2. Frank says:

    Mendim i mire le te filloje me gruan e zigurr qorrit,motren e dervish mallutes dhe nenen e shpetim idrizit…sunnitet e japin gopin per nje tas me supe ne gjermani,me mire ta japin tek sunnitet ne rep e plehut per nje burek turk..

  3. Neutrino says:

    Ne Shqiperi prostitucioni mbrohet me kushtetute. Prostitutat paguhen shume mire nga taksat e popullit, por jo duke u q…. por duke q…. popullin. Nje here ne jave mblidhen ne bordello qe e quajne pa(r)lament dhe tregojne kush ka me shume kliente, kush perdor droge, kush eshte travestit, kush eshte kundra martesave gay, kush ka dosje etj. Ka edhe nje prostitute me vlera te vecanta qe eshte pak e semure dhe i punon vetem nje dore, por te pakten hoqi dhe mustaqet qe mos i digjej licenca e prostitutes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje