VIDEO/ Policia shqiptare udhëheq operacionin “Ballkan”, goditet grupi i biznesmenëve të ndërtimit që trafikonin drogë (EMRAT)

7 Korrik 2016, 14:56Kronika TEMA
VIDEO/ Policia shqiptare udhëheq operacionin “Ballkan”, goditet

Policia e Shtetit në bashkëpunim me partnerët në Kosovë, Maqedoni, Serbi, Bullgari, Turqi dhe Itali, DEA-n amerikane dhe SELEC kanë finalizuar një ndër operacionet më të gjera kundër narkotrafikut, të koduar “Ballkan”.

Hetimet në Shqipëri janë ndjekur nga Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda.

Hetimet nisën në vitin 2015. Përgjatë 15 muajve, operacioni u krye në partneritet me organet lizgjzbatuese të vendeve të rajonit dhe në bashkepunim me DEA dhe SELEC.

Në datat 6 dhe 7 korrik, me angazhimin e strukturave kundër narkotikeve në policitë vendore Tiranë, Durrës, Fier dhe Kukës, janë ekzekutuar urdhërat e Prokurorisë për Krime të Rënda, të nxjerra në bazë të vendimeve të Gjykatës pranë Shkallës së Parë për Krime të Rënda për 7 shtetas:

Ndërkohë më herët janë arrestuar edhe 7 persona të tjerë, ndërsa janë shpallur në kërkim 2 anëtarë të grupit kriminal.

Në lidhje me operacionin “Ballkan” janë kryer hetime të përbashkëta në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Serbi, Bullgari, Turqi dhe Itali. Hetimet janë kryer në bashkërendim të plotë të veprimeve dhe shkëmbim në kohë reale dhe në konspiracion të plotë të informacioneve me organet ligjzbatuese të vendeve të perfshira në këtë hetim.

Hetimet u drejtuan mbi një grup të strukturuar kriminal me shtrirje në disa vende të rajonit, i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike Heroinë, Kokainë dhe Marijuanë.

Gjatë hetimit rezultoi se furnizues me lëndë narkotike Heroinë nga Turqia përmes ndërmjetësuesve turq dhe kosovarë, bënin dërgesa me lëndë narkotike nga Turqia për në Kosovë, Shqipëri dhe më pas Greqi apo vende të tjera të BE-së.

Po kështu, segmente të këtij grupi bënin dhe dërgesa me Marijuanë nga Shqipëria për në Maqedoni, Greqi apo Turqi.

Pjesëtaret e këtij rrjeti dyshohet se kanë komunikuar dhe janë takuar si në Shqipëri ashtu dhe në Kosovë, Greqi duke u dakordësuar për ngarkesat e lëndës narkotike dhe rrugët e tyre.

Nga hetimet e deritanishme është vërtetuar roli i personave të përfshirë dhe të arrestuar deri tani, si në Shqipëri dhe në vendet e tjera.

Deri në këtë fazë të operacionit:

Në total janë sekuestruar:

Në kuadër të këtij operacioni janë bërë gjatë harkut kohor të 15 muajve goditje të rëndësishme si:

Shtetasit Jurgen Molla, Shyqyr Kotorri dhe Anesti Koromani dyshohet të jenë në rolin e financuesit dhe të organizatorit të këtij aktiviteti për sigurimin e trafikimin e lëndëve narkotike nga Turqia në drejtim të Shqipërisë, për llogari të interesave të grupeve kriminale që operojnë brenda dhe jashtë vendit.

2 shtetasit në kërkim dyshohet të jenë në role ndihmëse, duke marrë e kryer të gjitha porositë e dhëna nga shtetasi Jurgen Molla, në funksion të organizimit të trafikimit të lëndëve narkotike.

Në funksion të ndërmjetësimit dhe sigurimit të heroinës dyshohet të jenë shtetas kosovarë dhe disa shtetas turq.

Transportues të lëndëve narkotike të këtij grupi kriminal dyshohet të jenë shtetasit Arben Prendi, Mirislav Peroviç, Erol Belir dhe Songul Erek, të arrestuar tashmë.

Gjatë këtij hetimi është arrestuar dhe personi në kërkim ndërkombëtar Fatos Muci, i dënuar nga drejtësia shqiptare me 15 vjet heqje lirie për ‘Vjedhje me pasoje vdekjen’.

Ndërkohë, të gjithë shtetasit e përfshirë në këtë aktivitet të kundraligjshëm do të hetohen “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit, nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”.

6 komente në “VIDEO/ Policia shqiptare udhëheq operacionin “Ballkan”, goditet grupi i biznesmenëve të ndërtimit që trafikonin drogë (EMRAT)”

  1. Moisi Golemi says:

    “U sekuestruan 6 kg heroine, nga te cilat, 16 kg ne Shqiperi”.
    Ooooooooo gazek.ar leshi.

    1. Edkari says:

      reklame
      “”policia shqiptare udheheq aksionin…………..””

  2. ***** says:

    Kam degjuar qe kush merret me droge, ben lek mjaftueshem dhe me pas hap nje biznes the ligjshem, per pastrim apo edhe per ta pasur si burim the ardhurash.

    Te kesh biznes ndertimi dhe ti investosh paret e atij biznesi per tregti droge, sot po e degjoj per here te pare.

    1. artan kasa says:

      Keta sjane te veshtire per tu kapur. Ata kapadaisen cdo dite me mercedeza e BMW 100 mije euroshe e duken si zgjebsa ti shofesh qe ne surrat. As e fshehin fare lekun e piste keta. Mjafton te fillosh hetime duke pa listen e makina te rregjistruara ne shtet dhe kap me mijera nga keta alabake. Mire qe I kapen por tani duhet ti sekuestrojne gjithe pasurine. Ky eshte celesi, se ndryshe ata jane gati te bejne ca vite burg nese I mbajne milionat e pista.

  3. Kuq e zi says:

    Une mendova se po dalin miliona sekuestrime
    Po kto qe tregoni ju i ka nje xhepist urbani

  4. ilir says:

    taborr me katunare keta bosat e ndertimit ..i ngrente mortja ishalla

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje