Vrau një person në Greqi, arrestohet shqiptari në Itali

6 Korrik 2016, 10:04Kronika TEMA

Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar. Bëhet fjalë për shtetasin Erjon Bixi, i cili u vu në pranga në provincën e Kazertës.

Sipas policisë italiane, shqiptari akuzohet për veprën penale “Vrasje të qëllimshme”, kryer në vitin 2003 në qytetin e Athinës, Greqi.

Në këtë shtet, 32-vjeçari është i dënuar me burgim të përjetshëm.

Mediat vendase shkruajnë se arrestimi i shtetasit shqiptar u bë gjatë një kontrolli identifikimi të kryer në territor nga ana e karabinierëve.

Gjithashtu policia njofton se Bixi ndodhet në burgun e Santa Maria Kapua Vetere të Italisë.

1 komente në “Vrau një person në Greqi, arrestohet shqiptari në Itali”

  1. Andreas says:

    çudi se shqiptaret nuk para bejne gjera te tilla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje