Drejtori i Policisë Kufitare: Aeroporti i Rinasit na njoftoi për grabitjen, vetëm kur po digjej makina

5 Korrik 2016, 19:05Kronika TEMA

Drejtori i Policisë Kufitare, Genc Merepeza, u shpreh se salla operative e aeroportit të Rinasit ka dhënë njoftimin e grabitjes në aeroportin e Rinasit me 3 minuta vonesë.

I ftuar në emisionin “45 minuta”, Merepeza tha se kompania ka lëshuar alarmin kur grabitësit kishin dalë nga aeroporti i Rinasit.

Policia kufitare sipas të gjitha shënimeve, është njoftuar në momentin që makina ka dalë nga rrethimi. Sipas orës që ka shënuar në regjistër punonjësi i sallës operative, është raportuar në 14:32 minuta. Në bazë të disa vlerësimeve të mëvonshme, është llogaritur që mund të ketë një gabim prej 2 minutash në sinkronizimin e orës, pra 2-3 minuta pasi makina ka dalë nga rrethimi i aeroportit“, u shpreh Merepeza.

Sipas tij, kjo vonesë u ka mundësuar grabitësve që të dalin të pa shqetësuar nga aeroporti dhe për më pak se 3 minuta të mbërrijnë në vendin ku dhe dogjën makinën.

“Duhet të kemi parasysh edhe gjendjen e trafikut, por normalisht ajo rrugë bëhet për 2 ose minuta e gjysmë. Duhet të kemi parasysh edhe gjendjen e trafikut, por normalisht ajo rrugë bëhet për 2 ose minuta e gjysmë“, tha Merepeza.

Duke iu përgjigjur akuzave të TIA-s se policia ndodhej në pistë në momentin e grabitjes, Merepeza theksoi se dy punonjës të policisë kanë qenë pranë avionit të ardhur nga Vjena, ku po prisnin një grup personash të depërtuar nga jashtë vendit.

Sipas tij, efektivët nuk kanë pasur fushëpamje për shkak të avionit, për të pikasur grabitjen me armë, ndërsa janë vënë në ndjekje të autorëve pas lëshimit të alarmit nga komisariati i Rinasit. “Kanë qenë në anën e djathtë të terminalit dhe në atë moment sapo është ulur avioni i linjës së Vjenës, i cili kishte në bordin e saj disa persona të depërtuar të cilët ne shkojmë dhe i marrim tek avioni, pasi trajtohen si shtetas të parregullt. Dhe në këtë rast, dy punonjës policie shkojnë dhe i marrin tek avioni e i shoqërojnë për intervistim. Kur është dhënë alarmi, ky mjet s’i ka pritur personat e depërtuar, por është drejtuar për në vendngjarjen e grabitjes”, tha ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje