Tropojë, polici plagos kushëririn pas një zënke

5 Korrik 2016, 17:44Kronika TEMA

Një polic në Tropojë ka plagosur me armë zjarri kushëririn e tij për motive të dobëta.

Zef Pepkolaj, punonjës i Policisë së Komisariatit Tropojë, ka plagosur në këmbë Sokol  Pepkolajn, 54 vjeç. I plagosuri ndodhet në Spitalin e Tropojës, jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se konfikliti ka nisur për motive të dobëta, shkruan TCH.

Autori është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Tropojë, ku po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

2 komente në “Tropojë, polici plagos kushëririn pas një zënke”

  1. Kritiku says:

    Perse shkruani polici? Ishte ne sherbim ky person ne kohen kur ai qelloi kusheririn e tij? Sipas mendjes suaj, te ndritur, sa here te kete raste te tilla duhet qe personat te emerohen sipas punes qe bejne?!
    Gazetare dru-me-pre!

  2. hajdar hajgar kollovar koqevar kosovari says:

    hajde polici shqiptare hajde!
    polici qellon me arm “ke shef ti mer”!?
    “pse e pa”? thon maloket.
    “ai e ka fajin vet. polici ishte ne pun t vet,kurse ai po e shifte. mir ja boni”! dhe me kto komente malokaresh mbyllet muhabeti.
    hongri plumbin pse e pa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje