Gjermani/ Azilkërkuesit shqiptarë mbyllen në kishë për t'i shpëtuar deportimit

5 Korrik 2016, 17:29Kronika TEMA

Rreth 40 deri në 50 azilkërkues nga Kosova, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia ia kanë mësyrë të martën dyerve të Katedrales së Regensburgut në Gjermani për strehim. Në mesin e tyre raportohet se ka edhe fëmijë.

Ata janë pozicionuar herët në mëngjes para dyerve të Katedrales së Regensburg, me parulla në duar “Të drejta për të gjithë”, raporton Express. Bëhet e ditur se fillimisht azilkërkuesve u është kërkuar që ata të largohen nga hapësira e Katedrales nga një përfaqësues i dioqezës, por pas insistimit të tyre, tempulli fetar ka hapur dyert për refugjatët, duke angazhuar vullnetarë për ndihma humanitare dhe për tu ndihmuar atyre.

Azilkërkuesit ballkanikë mbanin me vete edhe parulla të shkruara “Të gjithë romet mbetën këtu”, nisur nga ajo se azilkërkuesit romë gjatë valës së madhe të migrimit, strehoheshin nëpër Kisha dhe Katedrale në Gjermani për t’i shpëtuar deportimit.

9 komente në “Gjermani/ Azilkërkuesit shqiptarë mbyllen në kishë për t’i shpëtuar deportimit”

  1. XXX undefined says:

    Cudi, ska xhamija per sunitet!

  2. esmael kadar says:

    turpi i rradhes “made in shqiptar”
    jem komb “krenar” na… krekar.. krykar komplet.
    rrota k0ri mo.

  3. Kritiku says:

    Mesoni te shkruani drejte gjuhen standarde shqipe, ore gazetare “dru-me-pre”! Shiko çfare shkruani: “…ia kanë mësyrë…” Na e thoni se çfare fjale shqip eshte kjo “deportimit”?
    Sa per keta qe ti i quan shqiptare, shikoji mire, sepse ata jane jevgj dhe kosovare.

    1. xxx says:

      kritik/i kishin desh pantollt para popit per te deshmu qe nuk jan bere sunet,sigurisht eshte fjala per shpellar shqipfoles.

    2. stil says:

      Po ku kane mend keta te fiksojne fjalen “shperngulje” ne gjuhen amtare. Leri fare pastaj trajtat e shkurtra. Harrojne se kur dikush nuk di te shprehet qarte ne gjuhen e vet, tregon hapur mungesen e shkollimit dhe edukimit te vet, se per kulture nuk behet fjale.

  4. 3434343 says:

    Jane rome varu kkk e dhane edhe lajmet gjermane

  5. tfgs1 says:

    asnje koke suniti ne kishen e bekuar nga Zoti……………….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje