TIA s'e njoftoi në kohë policinë, ja prova që rrëzon pretendimin

4 Korrik 2016, 16:35Kronika TEMA
TIA s'e njoftoi në kohë policinë, ja prova që

Kompania koncesionare e aeroportit të Rinasit nuk e ka njoftuar në kohë policinë për grabitjen e ndodhur në pistën e saj. Pavarësisht se TIA pretendoi sot se e ka dhënë alarmin gjatë kohës kur grabitësit ndodheshin në vendngjarje Report Tv zbulon raportin e vet TIA për policinë të datës 30 qershor kur rezulton se alarmi është dhënë një minute pasi grabitësit kishin dalë nga porta e perimetrit të aeroportit

Kompania koncesionare e aeroportit të Rinasit TIA pretendon se alarmi i është dhënë policisë ndërsa grabitësit ishin ende brenda perimetrit të brendshëm të aeroportit.

Por pikërisht këtu TIA nuk thotë të vërtetën. Sipas pamjeve ekskluzive të transmetuara në Report Tv makina e kuqe e grabitësve hyn në rrethimin e aeroportin në orën 14:24 minuta, kryejnë grabitjen të pa shqetësuar dhe fiks në orën 14:27 makina e tyre del nga perimetri rrethues.

Por në cfarë orë jepet alarmi për policinë nga TIA? Sipas raportit ditor të 30 qershorit të përgatitur nga TIA, kopjen e të cilit disponon Report Tv, alarmi i jepet policisë në orën 14:28, pra një minutë pasi grabitësit kishin dalë nga perimetri i aeroportit dhe 4 minuta pasi ata kishin hyre ne aeroport.

Ndërkohë reagimi i sotëm i TIA është i paqartë dhe në një tjetër pikë. Përfaqësueja e TIA tha sot se për sa i takon ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike në territorin jashtë gardhit rrethues të aeroportit – kjo është përgjegjësi e plotë dhe e vetme e forcave të policisë së shtetit.

Eshtë e vërtetë që për territorin jashtë gardhit të aeroportit përgjigjet policia por përfaqësuesja e TIA harroi të përmendtë dhe faktin se sipas marrëveshjes koncesionare të vitit 2004, kontrolli i pikave të hyrjes është përgjegjësi vetëm e shoqërisë ose operatorit te caktuar me nënkontraktim.

Dera ku hynë grabitësit përbën padyshim një pike hyrje ne aeroport ndërsa ne ditën e grabitjes në atë hyrje nuk ndodhej askush nga kompania koncesionare apo firma e kontraktuar nga ajo pavarësisht se marrëveshja e 2004 i jep të drejtën ekskluzive për kontrollin e te gjitha pikave te hyrjes. – See more at: http://shqiptarja.com/home/1/tia-s–39-e-njoftoi-n–koh–policin–ja-prova-q–rr-zon-pretendimin-364085.html#sthash.s8SnaHKT.dpuf

2 komente në “TIA s’e njoftoi në kohë policinë, ja prova që rrëzon pretendimin”

  1. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Automjeti I sigurise I ofrohet deres,kur grabitesit ishin ne piste,por nuk mbylli deren,grabitesit se bashku me automjetit,ishin shume te sigurte per deren e hapur,sa shpejtesia e tyre ishte si ne formula uno,ne dalje !
    Automjeti I sigurise se aeroportit nuk veproj,mos valle qendroj per te siguruar deren,qe dikush mos e mbyllte ?!

  2. Treviso says:

    Operatori eshte pergjegjsi ipare per vjedhjen. Organizimin e vjedhjes le ta sjaroi operatori sebashku me drejtusit e tije. 30″ sekonda jane shume per te dhene alarmin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje