Trupi i pajetë i një personi u gjet në Liqenin Artificial mëngjesin e sotëm.
Lajmërimi në polici nga qytetarë të Tiranës është dhënë rreth orës 07:10.
Sipas njoftimit të policisë “tek kodrat e Liqenit Artificial, në një largësi rreth 100 m nga bregu, është gjendur një shtetas i mbytur, i seksit mashkull rreth 60 vjeç”.
Në vendin e ngjarjes policia dhe polumbarët po punojnë për nxjerrien e trupit të viktimës.