Autorët e grabitjes në "Rinas" mund të jenë nga Tirana, gjenden prova të reja

3 Korrik 2016, 11:07Kronika TEMA

Policia ka zbuluar prova të reja në vendin ku është gjetur makina tip “Benz” e djegur e grabitësve që vodhën paratë e një banke të nivelit të dytë në aeroportin e Rinasit ditën e enjte.

Burime nga Policia thonë se janë gjetur paruke dhe disa sende personale, brenda mjetit të braktisur që rezulton se është i vjedhur në Pogradec, shkruan Panorama. Mjeti u gjet në Priskë dhe u ekzaminua nga grupi hetimor. Po kështu, provat e reja janë dërguar për ekzaminime laboratorike.

Gjithashtu, burimet thonë se ka dyshime të forta se grabitësit janë nga Tirana, dhe se arratisjen e kanë bërë në një mënyrë të tillë për të bërë konfuze Policinë, duke u larguar në drejtim të Priskës.

3 komente në “Autorët e grabitjes në “Rinas” mund të jenë nga Tirana, gjenden prova të reja”

  1. Toni says:

    Grabitesit jane police , fnsh ose renea te mire pergatitur per zbatim plani! Nese prokuroret se kane kuptu ose nuk duan me e kuptu !tung!

  2. sandri says:

    Cdo me thene fjala siguri ne aeroportin e rinasit, e dini o njerez se cfare idioti e drejton kete aeroport, nje kolumbiano gjerman rolf Kastro vasquez i cili nga nje punonjes bagazhi ne aeroportin e berlinit u be drejtor i pergjithshem ne aeroportin e tiranes. eshte nje tmerr i vertete se kush eshte ne krye te te vetmit aeroport nderkombetar te shqiperise. Ai duhet hequr urgjentisht perpara se skandali i radhes te perfshije sigurine e jetes se qytetareve shqiptare. Eshte nje person totalisht i papargjegjshem dhe ka te gjitha cilesite e tjera qe papargjegjshmeria mund te sjelle tek nje njeri. verifikoni me sistemin tims qe ai nga 356 dite te vitit ne 300 dite eshte jashte kryesisht per pushime. Eshte nje idiot i lindur dhe iken jashte ngaqe nuk din te ballafaqohet me problemet qe duhet te perballoje dhe tu dale zot nje njeri me detyren ne Drejtorit te nje aeroporti. Aeroportin e ruan zoti. sot brenda duhej te ishte ky Rolfi dhe jo drejtori i shkrete i sigurise.

  3. Treviso says:

    Kush e dinte se do transferoheshin leket nga banka drejte aeroportit? Pse automjeti i bardhe nuk bllokoi daljen, apo te mbyllte porten kur makina e panjohur hyri ne pisten e aeroportit pa sinjalistiken perkatese? Pse dhoma e kontrollit te telekamerave nuk njoftoi policine ne momentin e hyrjes se automjetit te panjohur? Pse u deshen 7 minuta per te njoftuar policine kur njoftimi behet brenda 30″ nga pamja e pare e makines se panjohur.
    Them brenda 30″ duke menduar se kontrolluesi i telekamerave eshte shokuar ne pamjen e makines se panjohur. Vjedhja ka lidhje te ngushta ndermjet bankes transferuse dhe kontrollit te dhomes se sigurise se aeroportit. Policia dhe hetuesia duhet te kontrollojne edhe veprimtarine e bankes qe ka pregatitur transferimin e parave. Jane arrestuar 5 persona, por numri duhet te jete me imadh duke perfshire dhe punonjsit e bankes.
    Plani i vjedhjes se parave ka lindur nga personeli i bankes transferuse. Eshte banka qe ka rrahur dybekun. Vendimin per transferimin e lekeve e ben drejtori i bankes dhe pa dienine e personelit per daten dhe oren ekzakte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje