Reportazhi i “Express”: Të rinjtë po ikin nga Shqipëria e varfër

3 Korrik 2016, 10:11Kronika TEMA
Reportazhi i “Express”: Të rinjtë po ikin nga

Mediat britanike i kthehen analizës për varfërinë në vendin tonë që po kërkon të bëhet pjesë e BE, prej nga Britania u largua.

 

Mediat britanike i rikthehen sërish artikujve për Shqipërinë, duke theksuar se Bashkimi Evropian pret që të anëtarësojë në gjirin e vet një vend të varfër.

Britania “Express” shkruan se tashmë BE-ja pritet të marrë masa për të mbushur gropën prej miliarda paund që la dalja e Britanisë së Madhe nga BE-ja.

Artikulli thekson se Shqipëria mund të bëhet anëtare e BE-së në vitin 2020. Sipas britanikes, vendi është ndër më të varfrit në Evropë dhe në rrugët e Tiranës gjen kudo lypës. Ajo shkruan se shqiptarët mezi presin që vendi të anëtarësohet në BE në mënyrë që të largohen për në vendet evropiane dhe veçanërisht në Britani.

Artikulli i Express:

E ardhmja financiare e Evropës është vënë në dyshim dhe “shefat” e Europës po përpiqen të mbushin gropën prej disa bilion paund që la dalja e Britanisë së Madhe. Gjithsesi, siç e do tradita e Bashkimit Europian, ndërsa bëhen përpjekje për të mbyllur një problem , menjëherë hapet një tjetër.

Kombe jashtë zonës Euro, po mbajnë frymën, në pritje të lajmit se si do ta mbushë Bashkimi Europian gropën prej 15% në buxhet deri në 2010.

Në këtë situatë, bosët e Brukselit po shtrojnë tapetin e kuq për vende të zhytura në borxhe, si Shqipëria.

Ekonomistët dhe mbështetësit e fushatës për daljen e Britanisë nga BE kanë paralajmëruar për pasojat financiare që mund të ketë në Evropë, nëse i hapen dyert vendeve në krizë financiare. Por BE vazhdon me bisedimet dhe Shqipëria mund të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian afërsisht në vitin 2020.

Express.co.uk vizitoi Shqipërinë para referendumit në Britani, aty ku shqiptarët shprehen se mezi presin t’i bashkohen BE-së, në mënyrë që vendi i tyre të dalë nga spiralja e borxheve ku është futur. Shqiptarët flasin për dëshirën që të shkojnë në vende të Evropës, në veçanti në Britani, pasi të anëtarësohen plotësisht në BE. Ndërsa vendi, në mënyrë të padiskutueshme po bën përmirësime, varfëria është e shpërndarë kudo. Në rrugët kryesore të Tiranës, të moshuarit e sigurojnë jetën duke shitur këpucët e tyre, ose peceta dhe cigare nga kutitë e vendosura në rrugë.

Ndërsa të moshuarit përpiqen të nxjerrin para, qyteti është i mbushur nga lypës.

Afërsisht janë 2.500 romë që jetojnë në rrugët e Shqipërisë. Në veri të Tiranës, familjet kanë braktisur fëmijët dhe janë larguar drejt Evropës në kërkim të parave- në shtëpi thonë se nuk ka punë.

Altin Goga, 36 vjeç, ka një kafe të vogël dhe një ushqimore në një qytezë jashtë Tiranës.

Ai tha për Express.co.uk: “Situata nuk është e mirë. Është dëshpëruese. Njerëzit blejnë vetëm produktet themelore. Sheqer dhe kafe. Shumë pak blejnë fruta dhe perime. Njerëzi po plaken, nëse e vini re. Të rinjtë duan të ikin nga ky vend. Mendojnë se gjërat janë më mirë jashtë vendit dhe mezi presin të largohen. Nuk është e lehtë të kesh një mirëqënie dhe të bësh një jetë të ndershme në këtë vend”.

Sipas Express.co.uk pagat janë të ulta në krahasim me pjesën tjetër të Europës, ndërsa nafta ka thuajse të njëjtin çmimsi në Angli, thuajse një paund.

Pavarësisht varfërisë në shkrim thuhet se në vitin 2014, borxhi public për ish vendin komunist ishte 9.530 milion dollar dhe në vend që të ulej, u rrit edhe me 535 milion dollar nga viti i kaluar. Shuma tregon se borxhi ka arritur në 71.7% të PBB të Shqipërisë. Nga viti 2004 është rritur me 20%./ 27.al

11 komente në “Reportazhi i “Express”: Të rinjtë po ikin nga Shqipëria e varfër”

  1. hajdar hajgar kollovar koqevar kosovari says:

    s ka gjo se kemi kombtaren ne!
    dhe shkojm ne europjan.
    dhe sa shum flamura dhe bluza te kombtares qe u shiten e?
    jami tifozat me te qytetnu se rrijm ne europ si delet e xha dules.

  2. al paci says:

    Mos te behen merak britania dhe evropa se do i vijne shqiptaret, shqiperia nuk ka per tu futur ne BE se nuk do politika shqiptare qe te futet. Po ka dhe te vertete ketu, po u be pjese e BE shqiperia shqiptaret jane njerez te zote se e kan treguar kaq vjet ne emigrim kan per ta braktisur masivishte shqiperine. Dhe ne funde kan per te ngelur politikanet dhe pensjonistat. Kur degjon njerez me biznese fitim prurese qe kerkojne te largohen po te tjeret qe punojne me 200 euro muai. Korrupesjoni, sistemi shendetesise, sistemi arsimore, sistemi i drejtesise, kriminaliteti, pabarazija qe po nuk pate te njohur apo leke nuk munde te maresh dhe nje ceftikat. Kjo eshte arsyeja qe duan shqiptaret te largohen nga vendi i tyre.

  3. lenci says:

    C’eshte ky artikull medioker, ja kane futur kot nga fillimi ne fund. Artikull per te bindur britaniket qe bene zgjidhjen e duhur, po kot e kane, kane bere gabimin me te madh dhe do te pendohen rende. Nuk ju kuptoj ju qe ju vjen mire qe lexoni absurditete nga gazeta letra higjenike per ju dhe vendin tuaj.

    1. Divjaka says:

      Per Mediokeritetin e LENCIT !

      o LENCO ç’a bone mi johu ? A u lodhe ?

      Deutche Bank , perse ne nje jave ka humbur 20% te Vleres ?
      e per Amerikanet eshte Banka me e rrezikuar ne bote ?

      Cili eshte ndryshimi , ndermjet Nje shqiptari qe Iken ne Angli – apo Gjermani ,
      me Enmigrantet e Sirise ??

      Duhet te Lexosh me shume o LENCO , e te hash me PAK , qe te
      kuptosh e mos te flasesh Budallalliqe ne Epoken e Kibernetikes .
      Sepse jane Injorantet si puna Jote , qe me Votat e tyre , Na lene ne Kete Situat qe jemi .
      Prandaj ::
      Hapi Gavot me shume – ose ndéro numrin e syzeve
      Lexo me shume -ekonomi , histori , Matematik autodikdat.
      Duhet te Hash ushqime BIO – BIO , DHE mos konsumo ushqimet e dyqanit te FEVZINJEVE .
      Bej shume Gjimnastik ne Natyre , Vrap , futboll e Kercim se gjati .
      Lufto me ç’do mjet Injorancen qe ka pushtuar Trupin dhe mendjen tuaj .
      Sherim te shpejte ..— Sukse e lumturi ne Familje .

      1. Agroni says:

        Ja ke fut kote DIVJAKA , eshte e pabesushme si nje shtet me industri me te madhe ne bote te krahasoj me shqiperine BE, meso njehere ti qe ne jemi nje lagje Bajernit psh, edhe ska te beje fare me ekonomine edhe varferin, se ne sjemi te varfer, kur 70% e shqiptareve kane vila 200 mij € edhe sduan te punojne tokat, apo te blejne nje traktore per te punuar tokat, por duan nje mercedes qe kushton 2 here me shume, na tregon LYPSAT qe romet mbeten ne cdo cep por kjo sdo te thote qe ne jemi shqetesimi EU, ne sjemi asgje per EU, por ne e shkaterojme vete ate, jo politikanet, por ne qe ngrihemi kunder nje parku femijesh edhe jo kunder politikes shqiptare, na ka mbyte korupsioni nga vetja qe japim para per te bere sa me shpejt punen se jemi te paduruar, kerkojme punet ti bejne ne kafe, prandaj jam kunder shkrimit shume medioker te Exspres qe per te mbushur faqen do gjeje dicka kunder njeres shtet
        Shendet edhe mos u bej merak

  4. MOHIKANI says:

    moroken te barth me ADN te kuq
    v

  5. Leshte e Curres says:

    perderisa ne BE ka vende qe investojne per projektin komunitar si Gjermania edhe FRANCA, dhe ka si Britania qe e braktisen dmth qe krizen e kane mes vedi ne te kuptuarin e mekanizmit se si funksionon BE kjo persa i perket dimensioni nderkombetar te Politikes, per sa i perket dimensionit kombetar te politikes duket se ne BRITANI gjerat nuk ecin mire kriesisht ne rafshin ekonomik dhe sic e do arti i politikes u gjet ALIBIA e BE per te thene se e ka ajo fajin qe gjerat ketu po vene keq, ngelet per tu pare se sa te afte do te jene britaniket ti a dalin pas kesaj kur gjithe parashikimite vleresojne renie ekonomike per nje periudhe te pakten afatmesme , dhe se sa do te jene ne gjendje TI MBUSHIN MENDJEN NJEREZVE SE ME FUTJEN E SHQIPERISE 2 mijlon banoreshe europen e pret GJEMA,edhe artikulli vet e pranon qe keta jane (lypesit) te komunitetit ROM, jo se ketu gjerat po shndrisin ,por edhe aq drame sa e bejne keta te EXPRESIT nuk jane, populli shqiptar megjithe oshilacionet historike ia ka dale me se miri sprovave te mbijeteses edhe ne kohera me kritike e jo me ta ni , me apo pa BE shqiperia do te mbetet e perjetshme do apo s do THEEXPRESS

  6. fred says:

    zvicer e dyte do beheni.ne do vijme te punojme tek ju.

  7. Petro says:

    Ore, kjo situate e rende, mos eshte veper e armikut te kllases dhe ish te perndjekurve dhe ish te burgosurve? Se s besoj qe bijte e Enverit ta katandisin kete vend ne te tille fare feje. Historia tregon se ata e cuan vendin ngas fitorja ne fitorje.

  8. Qarri i zigurit says:

    Jotem pedro ka qene brigadiere???

  9. Akilis says:

    Populli shqipetare eshte hipokrite, frikacake, servil.
    Nga nje ane eshte vend Islamik, nderon dhe quan vella pushtuesin 500 vjecare me preteksin se eshte antigreke dhe nga ana tjeter deri sa te “futet”ne Afrike se ne Evropi eshte, do mbushet me buste Amerikane.
    Ne duhet te kuptojme nje gje themelore qe tregetia apo mireqenia nuk behet me aeroplane dhe me helikoptere por me toke, det.
    Shqiperia I trefon dhembet Greqise kur nga ana tjeter eshte nje e pesta e saj, kur shikoni Rusine qe po regullon marredhenie me Turqine apo edhe me djallin.
    Nga ana tjeter per nje popull autoktone nuk eshte ekonomia por ideali dhe kete ideal nuk mund tjua jape Turqia, mblidheni mendjen deri sa te “hyjme” ne Evropi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje