ZYRTARE/ Policia: 5 të arrestuarit dhe roli i tyre në grabitjen e "Rinasit"

2 Korrik 2016, 10:34Kronika TEMA

Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me 5 personat e arrestuar dhe implikimin në grabitjen e “Rinasit”.

Sipas policisë shtetasit e arrestuar kanë bërë një sërë shkeljesh.

Reagimi:

“Në vijim të ngjarjes së ndodhur më datë 30.06.2016, në Aeroportin ”Nënë Tereza” ju bëjmë me dije se specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë në bashkëpunim me Specialistët e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, kanë bërë ndalimin e shtetasve të mëposhtëm:

Vangjel Nikolla 56 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Drejtor i Shërbimeve Aeroportuale, pranë shoqërisë “Tirana International Airport” – Tiranë;

Arben Karafili 52 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Shef i Stacionit, pranë kompanisë së Sigurisë “ICTS Albania”, shoqëria e sigurisë së aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza” Rinas;

Fadil Jonuzaj 47 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Agjent Sigurie, pranë kompanisë së Sigurisë “ICTS Albania”, shoqëria e sigurisë së aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza” Rinas;

Bledar Blloshmi 36 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Agjent Sigurie, pranë kompanisë së Sigurisë “ICTS Albania”, shoqëria e sigurisë së aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza” Rinas;

Kujtim Picari 59 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Agjent i Sigurisë pranë Bankës “Raiffeisen Bank”, Tiranë.

Ndalimi i këtyre shtetasve është bërë në zbatim të urdhërave të ndalimit të lëshuar nga ana e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë.

Pas veprimeve të para hetimore është konstatuar se shtetasit e mësipërm kanë kryer një sërë shkeljesh gjatë ushtrimit të detyrës që ata kanë pasur në lidhje me sigurinë e aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza” – Tiranë, si dhe vlerave monetare, ku më datë 30.06.2016, nga persona të paidentifikuar është vjedhur një sasi monetare në valutë.

Gjithashtu, nga ana e Specialistëve të Komisariatit të Policisë Krujë në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, po punohet intensivisht për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, si dhe zbulimin, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve, do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, të parashikuar nga neni 248 I Kodit Penal.

3 komente në “ZYRTARE/ Policia: 5 të arrestuarit dhe roli i tyre në grabitjen e “Rinasit””

  1. Amerikani says:

    Mos jane te LSI-se, te Like Forrit, mo?

  2. Kola says:

    He ta lumsha kur do qiveria ta bo 8 me 2

  3. denisi says:

    amerikono o k.. jane shqiptar c rendesi ka jane te lsi ps pd fl; col ,do, to, etj etj pa fund se ktu jane 300 parti
    jemi t gjith shqiptar dhe shteti ligjor distancohet nga partia ska rendesi i kujt eshte se sja ka bo baba ciflik don ise s bo ti ndani njerzit me fise ptu fare e keqe qe doni vetem percarje te shqiptarve si ne kohen e lek dukagjinit fisi im e fisi yt

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje