Ngjarje tragjike në Fier, 8-vjeçari vret aksidentalisht me çifte të atin

1 Korrik 2016, 17:50Kronika TEMA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Vlosh të Roskovecit.

Hetimet e policisë zbuluan se 35-vjeçari Karafil Rapushaj është qëlluarme armën e gjahut nga djali i tij 8-vjeçar.

Viktima ishte në pyll bashkë me djalin për të mbledhur bimë medicinale, por në një moment kur e ka lënë armën e gjahut në tokë, djali i tij e ka shkrepur aksidentalisht çiften duke qëlluar babain në kraharor, shkruan Lapsi.Fillimisht i mituri nuk e tregoi të vërtetën, duke thënë se ata i kishte sulmuar ujku.

Por më vonë në prani të psikologut ai pranoi se qëlloi padashje të atin. 35-vjeçari ndërroi jetë më vonë në spitalin rajonal të Fierit.

1 komente në “Ngjarje tragjike në Fier, 8-vjeçari vret aksidentalisht me çifte të atin”

  1. fieraku4u says:

    NGUSHELLIM FAMILJES. POR ME ARME GJAHU NE PYLLE PER TE MBLEDHUR BIME MEDICINALE…???

    PAK E DYSHIMTE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje