Një ngjarje e pazakontë ndodhi mesditën e djeshme në Aeroportin e Rinasit gjatë momentit kur paratë po ngarkoheshin në avion.
Tre grabitësit thyen portën hyrëse pranë pistës dhe rrëmbyen disa milionë euro teksa ngjiteshin në një avion me destinacion Vjenën.
Tre persona të armatosur kanë hyrë me forcë në gardhin rrethues të Aeroportit të Rinasit dhe në mes të pistës ku ulen e ngrihen avionë, mundën të grabisin në kërcënimin e armëve një shumë të madhe valute, gjatë momentit që ata po transportoheshin nga makinat e blinduara drejt bordit të avionit.
Sipas News24, dyshohet se shuma e grabitur kap shifrën e rreth 10 milionë eurove dhe si grabitja ashtu edhe largimi është kryer në një mënyrë befasuese, duke zbuluar njokohësisht edhe paaftësinë në këtë rast të strukturave të sigurisë, shtetërore dhe private në Aeroportin e Rinasit.
Aeroporti vëzhgohet në të gjitha anët me kamera sigurie, madje edhe momenti i grabitjes është filmuar, por ndërhyrja për të ndaluar autorët ka qenë mjaft me vonesë.
Kjo ngjarje i shton një tjetër bilanc negativ sulmit që u është bërë kompanive private që transportojnë vlera të mëdha monetare për llogari të bankave të nivelit të dytë.
Shpsf tju behet mire, se nuk investojne ne kete pune por duan te fitojne sa te munden me shume, rrojet jane te p pergatitur per situata te tilla, pastaj nje rroje qe merr 30,000 ose max 40,000 ska per te rezikuar jeten per leket e tjetrit! Nga ana tjeter bankat po ashtu kane gishte ne kete mjerim te tregut te shpsf-ve. Nuk kane kriteri fare, marrin leket nen dore disa drejtuesa dhe i mbyllin syt! Mut u be tani, te fillojne ta mbyllojne me shurre!
I vodhi Tahiri per te vjedh zgjedhjet 2017
sander lipivani ku je bre lalke, ca thot selaniku, hajte mer dajo, se po na ikin leket, hajte se iken avjacioni per lesh bre, hajte mor drejtor i aviacionit civil.
Aty jane parate.Te gjithe i dine ku jane dhe kush i ka mare.
Marifete hajdutesh.
Eshte skandaloze po aq dhe e cuditeshme!!
Si ka mundesi qe ne mes te dites ne nje terminal te tille te vidhen nje shume kaq e madhe €. Si ka mundesi qe keto € shoqeroheshin nga nje personel dy leksha qe hane byrek dhe pine raki gjith diten. Si ka mundesi qe reagimi ne nje vend te tille ishte totalisht jash cdo kohe dhe perse kamerat jane 24/24/365 ? Te kujt ishin keto €. Kujt ju be demi ? Te Saliut te Edit te Ilirit apo te piramides Raifaisen Bank ?! Nje gje e sigurt eshte se nje shume kaq e tille nuk duhej te dilte jashte shqiperise dhe nuk doli!! Me lejen e shtetit apo te personit pushtetar u arrit te mos dilnin ?
3 MIL. EURO I KANE VJEDHUR DJE ,ndersa 7 mil. te tjera po perpiqen te vjedhin (zyrtaret e bankes dhe te tjeret lidhur me to),ne menyre qe te ua fusin siguracionit.