Gjyqtari Çobo kishte lidhje farefisnore me 32-vjeçaren, që donte ta kishte dashnore

1 Korrik 2016, 10:00Kronika TEMA

Shyqyri Çobo ishte në lidhje farefisnore me gruan e divorcuar, të cilës i kërkonte favore seksuale.

Babai i gruas thotë se nuk e mendonte kurrë një ngjarje të tillë, pikërisht në sajë të kësaj lidhjeje.

 “Vajzën e shihnim të shqetësuar kur vinte në shtëpi, pasi kishte mbaruar seanca gjyqësore. Disa herë e kisha pyetur, por ajo ngurronte të më shpjegonte përse rrinte e mërzitur. Duke e ditur se ne jemi kushërinj me gjyqtarin, nuk na vinte mendja që ai do t’i kryente këto veprime. Nuk na shkonte kurrë në mendje se ai do të ishte aq i lig, sa të ngacmonte vajzën tonë”, thotë Ylmi T për ‘Panorama’.

Mësohet se janë 170 mesazhe që Çobo i ka dërguar 32-vjeçares Irma T., si dhe mbi 300 thirrje telefonike.

Disa prej telefonatave janë regjistruar nga 32- vjeçarja, e cila ua dorëzoi ato hetuesve në momentin që bëri denoncimin. Ndërsa mesazhet janë gjetur të gjitha në telefonin e saj, që është këqyrur nga hetuesit e Krimeve të Rënda.

Bashkë me zbardhjen e mesazheve të dërguara në adresë të 32- vjeçares, hetuesit kanë konfirmuar edhe numrin dërgues të teksteve. Ky numër, sipas Prokurorisë, është regjistruar dhe në përdorim të gjyqtarit Shyqyri Çobo, të pezulluar tashmë nga detyra me akuzën e “korrupsionit pasiv të gjyqtarit…” në formën e kërkimit të favoreve seksuale.

2 komente në “Gjyqtari Çobo kishte lidhje farefisnore me 32-vjeçaren, që donte ta kishte dashnore”

  1. Xen deledashi says:

    Qeka edhe ky si Shkelxeni Berishs qe kishte dashnore kusherire Sahadijen

  2. Na bashkoj kenga popullore says:

    Qelbi qelb po ku njef kusheriren po shoqi i tij i hip te emes dhe motres te vet,ta marrim me mend nga kush gjykohemi o SHQIPTAR

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje