Pasuria e dyshimtë, gjyqtari Aliaj 4 shtëpi, prona e miliona lekë. Hetim dhe nga policia

1 Korrik 2016, 09:20Kronika TEMA

Arjan Aliaj është gjyqtari, i cili u kthye në mollë sherri mes gjyqësorit dhe qeverisë, për shkak se firmosi pezullimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako.

Kryeministri dhe ministri i Brendshëm e konsideruan gjyqtarin killer me pagesë dhe të korruptuar, ndërsa Këshilli i Lartë i Drejtësisë, gjyqtarët dhe prokurorët e morën në mbrojtje, duke dënuar sulmet ndaj tij.

Ndërkohë që pasuria e tij dyshohet se është vënë në mënyrë të dyshimtë, pasi gjyqtari Aliaj disponon në pronësi 4 shtëpi, prona e pasuri të paluajtshme si dhe miliona lekë në llogaritë bankare.

Sektori Kundër Krimit Ekonomik në Policinë e Shtetit ka nisur prej disa ditësh verifikimet për gjyqtarin Arjan Aliaj, për veprat penale të “Fshehjes së të ardhurave”, “Mosdeklarim të pasurisë”, “Evazion fiskal, “Pastrim parash” dhe “Korrupsion”.

Objekt hetimi është pikërisht vila trekatëshe e pasqyruar në deklaratën e pasurisë.

Sipas policisë, vila trekatëshe e gjyqtarit Aliaj, ka qenë më parë pronë e vëllait të tij, më pas të motrës dhe se fundmi e bashkëshortes së gjyqtarit.

Këto kalime pronësish, mes familjarëve të gjyqtarit kanë sjellë dyshime tek oficerët e Policisë së Shtetit, e cila ka nisur dhe hetimet me iniciativën e saj.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dënuar hetimet e policisë për pasurinë e gjyqtarit, Arjan Aliaj.

1 komente në “Pasuria e dyshimtë, gjyqtari Aliaj 4 shtëpi, prona e miliona lekë. Hetim dhe nga policia”

  1. Elton says:

    Pse nuk merret ky Sektori kunder Krimit Ekonomik i policise edhe me pasurite e tre gjyqtareve te Apelit qe rikthyen Cakon? Me ata qe i bene vrasjet e 21 janarit “vrasje nga pakujdesia”. Pse nuk merren edhe me pasurite e ca gjyqtareve te tjere plepiste pedeiste si Arben Mullaj qe deri dje gjobisnin deputetet e PS?
    Keta ishin plehra per socialistet derisa i sherbenin PD-se. Sot qe i sherbejne Rames me vendimet e tyre dalin te gjithe burra te mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje