Gjendet në Berat me të dashurin, 17-vjeçarja nga Fieri që u arratis nga shtëpia

1 Korrik 2016, 09:04Kronika TEMA

Vetëm dy ditë pas familja denoncoi në polici dhe media zhdukjen e vajzës së tyre, është gjetur në Berat 17-vjeçarja M.Rredhi nga Marinza e Fierit.

I ati i të miturës, Gramoz Rredhi, bëri me dije se e bija është gjetur nga policia në rrethin e Beratit sëbashku më të dashurin e saj.

Rredhi ka falenderuar Drejtorinë e Policisë dhe zyrën e trafiqeve për gjetjen e vajzës.

17 vjeçarja ishte larguar prej një muaji nga shtëpia, por kishte komunikuar në telefon me familjarët deri 5 ditë përpara se ata të denonconin në polici zhdukjen.

Edhe në telefon ajo u kishte komunikuar se është larguar me një djalë të njohur në rrjete sociale rreth një muaj më pare.

Të afërmit u alarmuan nga frika se e mitura mund të trafikohej në Kosovë për qëllim prostitucioni.

1 komente në “Gjendet në Berat me të dashurin, 17-vjeçarja nga Fieri që u arratis nga shtëpia”

  1. kashi says:

    o tema po behuni serioz dhe mos jepni fytyren e vajzes
    respektoni jeten private te vajzes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje